SHKODËR - Në pistën e stadiumit "Loro Boriçi" u zhvillua të mërkurën e 21 majit Kupa e Shqipërisë në Atletikë. Në këtë event u vendos një rekord i ri kombëtar në 400 metra, me Franko Burraj që përmirësoi kohën që ai vetë mbante.
Atleti i Vllaznisë përmirësoi rezultatin e tij të vitit 2022 në garën e 400 metrave, duke e zbritur kohën nga 46:16 në 46:14. Ky rezultat e shpalli atë si më të mirin në disiplinën e meshkujve.
Gara ku ishin shumë sportistë nga vendi pa edhe garimin e vajzave, me Iljana Beqirin e Tiranës që doli e para me kohën 56:16 në 400 metra dhe meritoi vlerësimin si sportistja më e mirë e turneut.
Pas shumë vitesh, këtë sezon ky turne pa mos ishte pjesëmarrëse Luiza Gega, kampionia shqiptare e pistës e cila ka marrë një vit pushim.
Komente
