Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka komentuar prezencën e sportistes Luiza Gega e cila ditën e djeshme (12 shkurt) u bë pjesë e mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj, para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
Në një reagim në rrjetet sociale, Blushi shkruan se Luiza Gega ka shkelur hapur “Ligjin për disiplinën ushtarake”, që ia ndalon rreptësishtë të jetë e angazhuar në grumbullime politike dhe në përkrahje publike të një anëtari partie.
Ndër të tjera, ai shprehet se kampionët e sportit janë të lirë të mbështesin çdo parti, por nuk mund të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
‘Kolonelja Luiza Gega, me pjesëmarrjen dhe qëndrimin e saj publik në protestën e organizuar në mbështetje të Kryehajdutit të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj të cilit është vendosur masa e arrestit me burg, ka shkelur hapur “Ligjin për disiplinën ushtarake”, që ia ndalon rreptësisht të jetë e angazhuar në grumbullime politike dhe në përkrahje publike të një anëtari partie. Për çdo ushtarak ligji është i qartë!
Shtabi i Përgjithshëm i FA të respektojë ligjin dhe të reagojë ndaj kësaj paligjshmërie skandaloze dhe të konsumuar botërisht! Kampionët e sportit janë të lirë të mbështesin çdo parti, madje edhe të flenë poshtë dritares së qelisë së Erion Veliaj e të brohorasin për megavjedhjet e tij, por nuk mund të jenë më pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Është e qartë se Kolonele Luiza Gega e ka bërë zgjedhjen e saj dhe për të betimi tek zyra e Erion Veliajt është më i shenjtë dhe shumë më i rëndësishem se sa betimi për Flamurin Kombëtar, të larë me gjakun e Dëshmorëve dhe ushtarakëve patriotë’, shkruan ai.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
O LUIZA,,PO SI MUND TE MBROSH PS,,,,KUR ATA STADIUMIN QEMAL STAFA IA HOQEN PISTEN E VRAPIMIT,,,NJE PISTE ME KUSHTE SHUME TE MIRA,,,DHE TE DETYRONIN TY TE BEJE STERVITJE NE ELBASAN..SI MUND TE MOHOJE VETEN NJERIU KESHTU....SA TURP....
Përgjigju