Joasia Zakrzewski

Atletja skualifikohet nga maratona, bëri një pjesë të rrugës me makinë

19 Prill 2023, 15:12
  • Share

Ndodh edhe kështu. Në maratonën e Britanisë së Madhe një nga atletet është përjashtuar pasi bëri një pjesë të garës hipur në makinë. Skocezja Joasia Zakrzewski përfundoi e treta në maratonën e Britanisë së Madhe, por 4 kilometra i kreu me makinë dhe për këtë arsye është pezulluar nga organizatorët.

Maratona nga Manchesteri drejt Liverpoolit është e gjatë 80 kilometra. 47-vjeçarja është parë sipas të dhënave të hartës duke përshkruar 1.6 kilometra për 1 minutë e 40 sekonda. Një mik i Zakrzewski-t, e cila është doktoreshë, tha se ajo ishte ndjerë sëmurë dhe ka kërkuar ndjesë për shqetësimin që është krijuar.

"Gara nuk shkoi sipas planit. Ajo tha se ndihej e sëmurë dhe e lodhur në garë dhe donte të largohej. Ajo ka bashkëpunuar plotësisht me organizatorët e garës, duke u dhënë atyre një llogari të plotë të asaj që ndodhi", tregoi Adrian Stott për BBC.

Zakrzewski kishte fituar në shkurt një maratonë në Tajvan. Për Britaninë e Madhe ajo ka fituar disa medalje. Në vitin 2020 ajo fitoi një garë 24 orëshe që u mbajt në Australi. Zakrzeëski ka disa rekorde në Skoci dhe Britani.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?