Atmosferë festive në Durrës, panairi ‘Verë dhe Traditë’ mbledh qytetarët në shesh

23 Dhjetor 2023, 17:24| Përditesimi: 24 Dhjetor 2023, 00:00

  • Share

Për herë të parë në qytetin e Durrësit u zhvillua panairi “Verë dhe traditë”, i cili gjithashtu u shoqerua dhe me një koncert me muzikë popullore dhe bashkëkohore.

Panairi mblodhi në qendër të sheshit “Liria” 15 prodhues të verës e rakisë, por dhe mjaltit, reçelit e produkteteve të tjera tradicionale.

Disa nga prodhuesit e verërave dhe pijeve tradicionale alkoolike treguan për mikrofonin e Report Tv, veçoritë e pijeve të ekspozuara në këtë panair.

Qytetarët si rrallë herë e mbushën sheshin në qendër të qytetit duke iu gëzuar atmosferës festive të ditëve të fundvitit. Panairi do të qëndrojë hapur dhe të shtunën, shoqëruar dhe me program artistik.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?