Koronavirus është bërë kryefjalë tashmë prej gati 5 muajsh në vendin tonë. Kohë të vështira janë për të gjithë sistemin shëndetësor, madje edhe për personelin mjekësor në maternitete, aty ku sigurohet vijimësia e jetës.
Në maternitetin e Fierit, nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar me Covid-19, por kujdesi vihet re në çdo moment.
Mjeku obstetër gjinekolog Besnik Brahimaj thotë se në këtë maternitet, edhe gjatë periudhës së pandemisë, numri i lindjeve ka qenë 120-130 në muaj.
"Vetë mjekët janë të angazhuar në drejtim të zbatimit të këtyre procedurave qoftë në kolektiv dhe me pacientët gjatë vizitave duke zbatuar të gjithë proceduar. Nuk ka pasur as të prekur me koronavirus dhe as fëmijëve të prekur. Lindjet kanë qenë 120-130 si në periudha kur pandemia nuk ka qenë e pranishme", tha mjeku Brahimaj.
Brahimaj thotë se në rastet kur nënat ose foshnjat shfaqin temperaturë, apo shqetësime të tjera, të ngjashme me simptomat e Covid 19, njoftohet mjeku specialist
"Kur ka pasur raste të dyshimta si me kollë dhe temperaturë kemi lajmëruar menjëherë ISHP për të bërë kontrollet", tha mjeku
Si Kryetar i Urdhrit të mjekut në Qarkun e Fierit, Brahimaj apelon se duhet të shtohen masat për ruajtjen e mjekëve duke përfshirë testimin e tyre, pasi ata janë në kontakt me pacientët në çdo kohë, e rrjedhimisht më të rrezikuarit nga infektimi me koronavirus.
Mbulo hunden o mjeku
Përgjigju