Katër të rinj të cilët po udhëtonin me dy automjete ”Audi A6” dhe “Volkswagen”, janë arrestuar pasi u kapën me 48 kg kanabis.
Informacioni për finalizimin e operacionit antidrogë i koduar “Dragot 2021” dhe arrestimin e Sejdi Metani 25 vjeç, Mikel Halilaj 22 vjeç, Flurat Ymeraj 25 vjeç, Pavllo Bala 22 vjeç, banues në fshatin Pilur, Himarë është marrë në rrugë operative.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 3 aparate celulare, 1 thikë dhe 2 automjetet.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.