Klevis Ruçaj është 20-vjeçari që humbi jetën nga aksidenti tragjik në mbikalimin e TEG-ut. Por Ruçi rezulton një person që shkelte rregullat e qarkullimit rrugor në mënyrë të përsëritur, pasi ai është gjobitur nga policia 5 herë në 5 muaj, ndërkohë që patentën e kishte marrë vetëm 1 vit më parë.
Ruçi duket se lëvizte shpesh me shpejtësi mbi normat e lejuara, pasi ai ishte gjobitur edhe më parë për tejkalim shpejtësie, por ndërkohë ai postonte edhe video në TikTok duke qarkulluar me makina luksi e shpejtësi deri në 270 km/h. Në një video në Tik Tok, 20-vjeçari shihet duke i dhënë makinës me një dorë dhe më pas me të dyja, me një shpejtësi prej 270 km në orë. Ai shkruante: “Mos u shqetëso kur i jap makinës me një dorë, shqetësohu kur i jap me të dyja”.
Lajmi kryesor:
Aksidenti me 3 viktima, 20-vjeçari që drejtonte ‘Audi-n’ i gjobitur 5 herë në 5 muaj! Report Tv siguron VIDEO-n kur mjeti 'fluturon' nga mbikalimi i TEG-ut
SI.E.//ReportTv.al