Manipulime i quan ish-Kryeministri Sali Berisha disa publikime të fundit në media, ku pretendohet se bëhet fjalë për një audio të komunikimit të gardistëve më 21 janar teksa zhvillohej protesta e opozitës dhe ata luftonin me protestuesit.
Berisha thotë se aty nuk ka audio fare por bëhet fjalë për ‘tabela shkrimi që paraqiten si audio përgjim’
“U takon mediave ta thonë të vërtetën e atij manipulimi, nuk mund të komentoj disa tabela shkrimi që paraqiten si audio përgjim dhe që nuk ekziston audio. Dëshmoi qartësisht se është manipulim dhe falsifikim, njëlloj si shiriti i 21 janarit ku u tha se Sali Berisha ishte i implikuar në problemin e hidrocentralit. Është krijesë e Ardi Veliut”, tha Berisha.
Teksa tha se 21 janari ishte ngjarje tragjike Berisha akuzoi se Rama synonte marrjen e pushtetit me dhunë, grusht shteti.
“Komuniteti ndërkombëtar kërkoi hetime. Edi Rama nuk gjeti kurrë kurajo të shkonte në prokurori ndonëse u thirr për të dëshmuar. Edi Ramën do ta ndjekë gjithë jetën përgjegjësia penale si organizator i dhunës në atë protestë. Hetimet u bënë nga një kundërshtare e egër e Sali Berishës, me një prani të rëndësishme ndërkombëtare. Rama i solli protestuesit ‘si mish për top’. Natyrisht ngjarja është tragjike dhe familjarë kanë ngushëllimet e mia. Manipulimi që përdor Edi Rama edhe për atë që i solli si ‘mish për top’ është makabritet”, tha Sali Berisha.
Kujtojmë se dje ka qenë kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili ka ngritur pyetjen se 'Pse prokuroria ende nuk e ka marrë nën administrim audion e përmendur së fundmi në media për një bisedë mes gardistëve më 21 janar 2011?' Ai tha se nuk e ka dëgjuar regjistrimin e pretenduar audio por u shpreh se i takon prokurorisë ta vendosë nëse e cilëson të vlefshme apo jo.
Prej ditës së premte në disa media, kryesisht sociale, qarkullon një transkriptim i një dialogu të zhvilluar më 21 janar 2011 nëpërmjet radiove, mes komandantit të Gardës të asaj kohe, Ndrea Prendi dhe disa oficerëve. Pretendohet se bëhet fjalë për një audio-përgjim por që në fakt është një tekst pa audio.
Të shtunën (21 janar) u bënë 12 vite nga një prej ngjarjeve që ka shënjuar më së shumti historinë e të paktën këtyre 32 viteve demokraci në Shqipëri, krimi i rëndë i 21 janarit 2011, kur u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues opozitarë nga armët e punonjësve të shtetit: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
cfare manipulime mo vrases jemi te gjithe deshmimtar i asaje ngjarje yyy vrases
PërgjigjuNEKROFIL deri nè vdekje, Sali Berisha nga Vuçidoli.!!!
Përgjigju