Kronikë

Audio e re e seancës në GJKKO/ Veliaj: Nesti Angoni, instrument për të më bërë veting! Prokurori: Gënjeshtar patologjik... Po ta bëj dhe këtë surprizë! Gjyqtari i tërheq vëmendjen

25 Shkurt, 17:43| Përditesimi: 25 Shkurt, 21:20

  • Share

TIRANE- Report Tv ka siguruar një tjetër pjesë nga audio e seancës së masës së sigurisë për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mbajtur në 12 shkurt 2025 në Gjykatën e Posaçme.

Në audion e seancës, të cilën avokatin e ka tërhequr nga gjykata dhe ia ka vënë në dispozicion palës së akuzuar dhe që Report Tv e disponon, dëgjohet teksa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj  duke bërë mbrojtjen përballë prokurorëve Ols Dado e Altin Dumani dhe gjyqtarit Erjon Bani kërkon të dijë arsyen pse është në burg dhe larg detyrës së tij si kryetar i bashkisë.

Gjatë seancës prokurori i drejtohet Veliajt duke thënë se është ‘gënjeshtar patologjik’ madje në një moment madje dhe "është shumë i pistë” , e në një moment i thonë se do i bëjnë surprizë, çka detyrojnë edhe gjyqtarin t’i tërheqë vëmendjen.

Në seacën e 12 shkurtit gjyqtari Erion Bani konfirmoi masën e sigurisë 'arrest me burg' për Erion Veliaj për akuzën e korrupsionit pasiv në 9 raste dhe pastrim parash. Veliaj aktualisht ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

Pjesë nga biseda që dëgjohet në audio:

Gjykatësi: Fjalën e ka zoti Veliaj. Atëherë, pa… besoj i keni mbajtur shënim çfarë keni… vetëm përsëritje të mos bëjmë në ato që keni… mund të shtoni diçka tjetër, çfarë të doni ju, vetëm jo të njëjtat gjëra në atë që keni cituar.

Erion Veliaj: Ju falenderoj i nderuar z. Gjyqtar, por e vetmja gjë që unë nuk dëgjova është unë pse jam në burg? Pra, i dëgjova të gjithë, por nga prokuroria nuk dëgjova, unë pse jam në burg? Pra, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, i votuar nga populli, në krye të detyrës, duke hapur kopshte dhe çerdhe. Unë nuk dëgjova, unë pse jam në burg? Pra, dëgjova arsyetime të gabuara, më pëlqejnë, s’më pëlqejnë, për të gjithë, nuk dëgjova për veten time. Unë pse jam në burg? Pse jam në burg? Pse jam larg familjes? Pse jam larg detyrës kur e kam bërë me shumë përkushtim këtë detyrë. Dhe ajo që më rezulton që po ndodh është se këtu po ndodh një veting. Një veting! E kemi konsumuar edhe me prokurorin dhe tha: Sa mirë ne tha, që na bëtë zbor për vetingun, tani e ke radhën ti. Tani kjo nuk funksionon kështu. O të kemi një ligj për veting për politikanët dhe unë mund ta mendoj, i futem, s’i futëm kësaj pune...

[Prokurorët ndërhyjnë, por nuk dëgjohet mirë në audio]

Erion Veliaj: Sepse, i nderuar gjyqtar, kur i referohesh atyre materialeve për udhëtime me çarter, janë ato të Sava Tours-it…

Prokurori: Je një gënjeshtar patologjik…

Erion Veliaj: Flasim për udhëtime nga këto…

Prokurori: Është një gënjeshtar patologjik…

Erion Veliaj: …Antalia, Bodrum, të 2004-ës të 2006-ës…

Prokurori: Je një gënjeshtar patologjik. Je një njeri që gënjen.

Erion Veliaj: …kam qenë 24 vjeç, 26 vjeç, të 2007 27 vjeç, çfarë lidhje ka? Pra, ky është një veting i jetës sime.

Prokurori: …është shumë i pistë.

Erion Veliaj: Pra, Nesti Angoni, që është një instrument në këtë rast, për t’i bërë një veting jetës time kur nuk ka ligj vettng-u. Pra, ne nuk kemi faj, nuk kemi incenerator, nuk kemi 5D, por këtij do t’i kapim një gjë patjetër. Kshu që kemi gjithë jetën e këtij. Pra, për çfarë po akuzohem unë? S’e tha asnjë prej prokurorëve. Unë pse jam në burg sot? Kjo është shumë e rëndësishme. Dhe aplikimi i një ligji që është për të tjerë njerëz… ta dija që kishte një ligj vetingu që unë duhet të kontrolloj të gjithë avionët ku futem, ku dal, kush është tjetër në avion… në avion mund të ketë qenë edhe Bin Laden, ku e di unë? Unë nuk skanoj avionët kur futem. Kështu që, më duket e tepruar, pra presupozimi, insinuata, këto hilet e vogla që shiko se e keni filluar ju që në vitin 2004. në 2004 çfarë? Unë hidhja letër higjienike te Albtelekomi në 2004. Unë çoja ato gomarët për buxhetin e arsimit. Pra, çfarë kam filluar unë në 2004 që kjo qenka dëshmi… pra, më paska korruptuar mua Gent Sula në 2004 se paske qenë në një avion...

Prokurori: Po s’ta ka thënë kush atë, s’ta ka thënë kush atë!

Erion Veliaj: Kjo është shumë e rëndësishme. Së dyti, së dyti...

[Gjyqtari tërheq vëmendjen]

Prokurori: Po thotë gjëra të pavërteta zoti kryetar…

Erion Veliaj: Tani unë e dëgjova, zoti kryetar...

Prokurori: As ligj vetingu.

Erion Veliaj: ...duhet të dëgjojë.

(Gjyqtari tërheq vëmendjen)

Prokurori: I ke të regjistruara, i ke të regjistruara zotëri.

Erion Veliaj: Mund të më dëgjosh, se unë të dëgjova.

Gjykatësi: Prokuror!

Erion Veliaj: Edhe një herë! Mos e tundni dorën ashtu se unë ju dëgjova…

Gjykatësi: Prokuror!

Prokurori: Gënjeshtar, gënjeshtar, gënjeshtar.

Prokurori: Je patologjik! Je patologjik!

Erion Veliaj: Kjo është një situatë e pabarabartë.

Gjykatësi: Prokuror!

Prokurori: I ke të gjitha të regjistruara…

Gjykatësi: Prokurori!

Prokurori: Po ta bëj dhe këtë surprizë.

Gjykatësi: Prokurori!

Prokurori: Hë!

Gjykatësi: Atëherë gjykata…

Erion Veliaj: Zoti Kryetar,

Gjykatësi: Atëherë…

Erion Veliaj: Kjo është e pabarabartë…

Gjykatësi: Atëherë, gjykata ju bën më dije që, pavarësisht çfarë thotë, duhet të respektojmë, siç ju dëgjoi zoti Veliaj, dhe ju duhet ta dëgjoni. Kështu e ka perceptuar, kështu po e thotë. Vazhdoni!

Erion Veliaj: Ndaj, i nderuar Kryetar, kjo është një situatë e pabarabartë. Unë jam në burg dhe nuk dëgjova pse…

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Islam Alla: 25/02/2025 20:36

    Të dëgjosh audion e sotshme,është turp që ky djaloshi mban titullin Prokuror. Një diletant adoleshent,totalisht jo profesional. Prokurori flet në bazë të një procedure te caktuar ligjore dhe korrekte. Ky debaton si me qenë ne stadium .Turp i paparë për drejtesinë e sotshme që ka përfshirë në rradhët e saj sharlatanë. Këtë të dëgjojë KLP dhe të mos bëjë drklarata boshe të nxituara në mbrojtjete figures se prokurorit.

    Përgjigju
  • Marsel Sinjari: 25/02/2025 19:31

    O zot shikoni se çfar komentesh njēri mē ekspert se tjetri, njēr7 super prokuror tjetri super gjykatēs. Erjoni i thot pse jam nē burg e mostra Dado si pērgjigjet. Por lef si qen faktet, faktet zotni ku i ke apo ti mor Perversi Dado je mē keq se kta injorant komentusa qē jan bēr si spiunēt e Enverit 80 lekshat. Pērgjigjen pēr SPAKUN o komentusa ju a dha Straßburgu o komentusa analfabet. Thomas fitoi nē gjyqin e strasburgut apo dhe kjo gjykat ēshtē e Erjon Veliajt e ka Erjoni. Qē ēshtē gjykata mē prestigjoze nē Bot. E SSPAKUN e quajti Skandal o komentusa kok kal. O zot çfar njerzish ma kjo Tok.

    Përgjigju
  • Gazetari i papune: 25/02/2025 18:32

    Te erdhi fundi Erion hajduti. Strategji shume e dobet kjo.

    Përgjigju
    • InaR: 25/02/2025 19:42

      Me keto mend qe ke, pa pune do ngelesh

  • Bido: 25/02/2025 18:32

    Eshte Dumani ai qe i drejtohet me genjeshtar patologjik.

    Përgjigju
  • Qytetari: 25/02/2025 18:28

    Sulme te uleta dhe te peshtira ndaj prokurorit, te bera keto me audio te fabrikuara qe bindin vetem militantet me te lobomotizuar te PS, ato qe e marrin sufllaqen dopio pite. Po mundohet Veliaj te ndryshoj prokuror pasi ky qe eshte nuk eshte miqesor me PS si ai qe hetoj Beqajn dhe per te cilin u desh nderhyrja e gjyqtares qe tja ndryshonin akuzen ne grup te strukturuar kriminal.

    Përgjigju
    • Nuk: 25/02/2025 19:10

      Sikur ju ka nxjerr nga b.. e tij Saliu. Ca audio te fabrikuara o njeri? Jane audio te gjykates vet. Gjyakatsia qe ndroi akuzen ne salle gjyqi eshte skandal me vete pasi ne asnje vende te botes gjykatsi nuk ndryshon akuze, por eshte prokurori. Prisni pas Majit ta shihni sa thelle jua ka futur fiqte ne fyt Lali Eri.

  • Mario: 25/02/2025 18:10

    Ky prokurori qenka krejt analfabet. Nuk thote asnje fakt, por vetem po flet percart dhe me fjale denigruese. Cfare jane keta lloj prokuroresh. Ne cdo vend tjeter te botes kete do ta kishin hequr menjehere me kete lloj perfaqesimi qe ben.

    Përgjigju
  • Drejtesi: 25/02/2025 18:06

    Mbase lali e di se eshte me vartesit e vet edhe ta trajtojne si kryetar po ne gjykate edhe aq te kan trajtuar shume mire se hallexhinjve i marrin shpirtin kta gjyqtaret. Vetem kur e vuani ne kurrizin tuaj kujtoheni per te drejtat ju Pushtetare. Pse se ngrini zerin edhe per njerezit e thjeshte. karma is bich.

    Përgjigju
  • Ilir: 25/02/2025 18:02

    E Rëndë, urgjentisht nesër të gjithē para spak ta marrim zvarre dadon! Ky qenka harabwl e jo prokuror

    Përgjigju
    • Qeveria: 25/02/2025 19:22

      Pse nuk mer zvarre ate qe te mbyti me plera, qe ste ka len asnje hapsire jeshile per kalamajt , etj etj o vlla eshte tenderinper incenerator dhe ska asgje ju pelqen te vidheni te poshtroheni nga ky kopili bashkis

    • Lala: 25/02/2025 18:59

      O kimia lali ka vjedh e Kjo sdo as men e as kalem.po prokurori qeka te q.. prokuroret e komunizmit o plak.pse nuk rri e degjon e te Maj shenime Si dumani QE sndihet e ta zej gafill Ket hajdutin.esht e thjesht shkon te kopshti DHE merr te dhenat SA esht pagesa e kopshti te djeli te lalit.(4000 Euro doli QE ishte muajit sipas fiks) Psh kjo.po KY palla duket QE esht I paafte e per faj te ktij ta garantoj do Dali I pafajahem lali hajduti.

    • Kimi: 25/02/2025 18:40

      Shko.ti Ilir i pari se ne vijme me vone. Merr me vete edhe fshesen e bashkise ose diplomen me te cilen te kane marre ne pune. Genjeshtar patologjik eshte pak per Veliajn, por duhen pare provat, jo fjalet qe pretemndon Veliaj. Shume mire qe Spak ka bere veting pse cfare duhej te bente sipas jush?

  • Artan: 25/02/2025 17:58

    Bravo prokurori.sa njerez jane kalbur burgjeve kot dhe se ka vrare njeri mendjen.

    Përgjigju
    • @Artan: 25/02/2025 18:44

      Po kjo ca lidhje ka? Prokuriori merr hak te eejoni per njerezit qe kane futur ne burg koleget? Se erjoni nuk burgos njeri

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?