Në përgjimet e publikuara del edhe biseda mes ish-ministrit Damian Gjiknuri dhe ish-drejtuesit të PDIU-së në Dibër, Imer Lalës
Imer Lala: Hë mor zotëri.
Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Obob, Tërmet i q…nanën.
Imer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.
Damian Gjiknuri: Tërmet!
Imer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë unë a po fle gjumë. Jo mor tha s'po më zë gjumi, jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë s'e paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.
Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!
Imer Lala: Hajde, se mbaroi.
Damian Gjiknuri: I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.
Imer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.
Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty. Hahaha. Hajde vëlla çiao
Lajmi kryesor:
'Bild'/ 10 përgjime të reja nga dosja e Dibrës '184', ja biseda me Gjiknurin, Imer Lalën dhe Xhemal Qefalinë
r.k./G.M./ReportTv.al