Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhër për ndalimin e publikimit të përgjimeve! PD: Rama po shantazhon mediat

5 Qershor 2019, 17:26| Përditesimi: 5 Qershor 2019, 20:39

  • Share

Pas publikimit të audio-përgjimeve të dosjes 339, Prokuroria pranë Shkallës së Parë për Krimet e Rënda urdhërojnë të ndalohet publikimi i akteve të kësaj dosje përmes shtypit apo çdo lloj forme tjetër. Përmes një urdhri të firmosur nga prokurorët Vladimir Marra dhe Dritan Prençi, deklarojnë se ndalohet publikimi i përgjimeve, pasi dosja 339 është ende në proces hetimor

Deklarata e Prokurorisë vjen në një kohë kur shumica e këtyre përgjimeve tashmë janë publikuar në disa media në vend. Lidhur me këtë urdhër ka reaguar edhe PD e cila thotë se pas publikimit të përgjimeve Rama duhet të japë dorëheqjen dhe jo të urdhërojë ndalimin e publikimit të tyre.

Urdhëri i Prokurorisë e Krimeve të Rënda

Ora 20:26
Audio-përgjimet/ PD: Në vend që të japë dorëheqjen, Rama shantazhon mediat për publikimet

1526398023_PD1.jpg

Partia Demokratike ka reaguar pas urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e publikimit të audio-përgjimeve. PD deklaron se në vend që të dorëhiqet Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në krim, kërcënohen mediat që nxorën përgjimin.

"Në vend që, sot, politikanët e kapur në shitblerje votash me krimin, të ishin me pranga në duar; në vend që Kryeministri të jepte dorëheqjen dhe të vihej në dispozicion të hetimit për zbardhjen e krimeve zgjedhore; Edi Rama urdhëron shantazhimin dhe kërcënimin ndaj gazetës gjermane BILD dhe mediave shqiptare që nxorrën në dritë krimin zgjedhor.

Kërcënimet e shërbëtoreve të tij provojnë se Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në krim Vangjush Dako, Astrit Avdylaj, garantet e mosndëshkimit të këtyre krimeve elektorale, Arta Marku dhe Donika Prela, janë e njëjta dorë kriminale, pjesë e të njëjtit grupi të strukturuar kriminal që:

- vjedh votat,

- dhunon votuesit,

- manipulon hetimet,

- dhe kërcënon mediat.

Edi Rama, përfituesi nga blerja e votave prej bandës së Avdylajve kërkon të blejë kohë, duke urdhëruar prokurorinë e kontrolluar prej tij, të artikulojë teza të rrezikshme për demokracinë në vend dhe lirinë e medias.

Edi Rama vetë po hesht, siç bën gjithmonë, kur kapet me fakte në krim. Këtë rradhë, as heshtja, as shërbëtoret e tij në prokurori, nuk mund të mbulojnë dot të vërtetën që tani ka marrë përmasa europiane: Edi Rama është një Kryeministër ilegjitim, që e ka shndërruar Partinë Socialiste në një strukturë të kriminalizuar, në shërbim të pushtetit të tij personal.

Partia Demokratike inkurajon gazetarët të vazhdojnë të kryejnë misionin e tyre për të informuar publikun mbi të vërtetën e tmerrshme se Shqipëria drejtohet nga krimi i organizuar.

Partia Demokratike inkurajon çdo prokuror të mos i bindet urdhrave politikë të një Kryeministri të kriminalizuar apo veglave të tij në drejtimin e Prokurorisë. Vënia përpara drejtësisë e pushtetarëve që kanë bashkëpunuar në zgjedhje me krimin e organizuar, është shërbimi më i madh ndaj interesit publik.

As heshtja, as përdorimi i Prokurorisë, nuk i jep dot më shumë jetë kufomës politike të Edi Ramës. Asgjë dhe askush nuk e shpëton dot atë dhe pushtetin e tij të inkriminuar", thuhet në deklaratën e PD.

Komento

Komente

  • WTF: 05/06/2019 17:51

    Vetem gjykata mund te ndaloje publikimin e informacionit te dale nga prokuroria. Prokuroria nuk urdheron dot median, kaq te trashe jane keta dy prokurore qe kane firmosur kete pacavure.

    Përgjigju
  • Koldi: 05/06/2019 17:42

    Turp faqe zez. Tani u kujtu prokuroria

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?