SPAK ka dërguar në laborator për ekspertim kasetën e dorëzuar pak javë më parë, e cila sipas familjareve të Aleks Nikës, një nga katër të vrarët në bulevard, tregon se vrasjet janë krim shtetëror dhe janë kryer me urdhër.
Në materialin audio dëgjohet Ndrea Prendi, komandanti i atëhershëm i gardës, që jep urdhër të hapet zjarr luftarak mbi protestuesit, pra jo më plumba manovër.
Audio regjistrimi që flitet se është 34 minuta është bërë nga një person që ka pasur akses në komunikimin e një kanali të konsideruar të sigurt që përdorej nga drejtues të lartë të Gardës, i cili ka regjistruar komandat dhe urdhrat e dhëna në momentet kur u vranë 4 protestuesit e paarmatosur para kryeministrisë të drejtuar nga Sali Berisha në atë kohë. Regjistrimi i këtij komunikimi të brendshëm është bërë me një diktofon dhe pas 13 vitesh nga protesta e 21 janarit 2011, kaseta origjinale u dorëzua në SPAK.
Kaseta është duke u ekspertuar fillimisht në laboratorin e SPAK, i cili do të përcaktojë edhe autenticitetin e saj, dhe më pas do të bëhet krahasimi i zërave që janë në audio për të përcaktuar edhe shkencërisht, se kujt i përkasin.
Nëse ky ekspertim nuk mund të kryhet nga SPAK, do të kërkohet edhe ndihma e laboratorëve të tjerë të fuqishëm jashtë vendit.
Regjistrimi i komunikimeve konsiderohet një provë e re për procesin, ndërsa ende nuk është mësuar se kush ka qenë personi që ka regjistruar urdhrat në këtë kanal sekret, që përdorej nga një rreth i ngushtë personash.
Pak ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme, u pyet ish drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj dhe një ditë më pas dëshmoi edhe zëvendësi i tij Agron Kuliçaj. Të dy janë akuzuar për skandalin e zbatimit të urdhrave të arrestit të prokurorisë 18 ditë me vonesë, për Ndrea Prendin dhe 5 gardistët e tjerë, që dëmtoi rëndë hetimin.
Në listën e personave që pritet të dëshmojnë në Strukturën e Posaçme për 21 janarin përfshihen edhe drejtuesit me të lartë të shtetit si ish presidenti Bamir Topi si dhe ish prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.
SPAK nisi hetimet për protestën e përgjakshme të 21 janarit 2021 në bulevard pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit, zyrtarë nën juridiksionin e SPAK. Strasburgu e quajti krim shtetëror që duhej zbardhur: kush dhe si u dha urdhri për vrasjet shtetërore të 21 janarit dhe roli i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, përkatësisht kryeministri dhe ministri i Brendshëm i kohës.
Urdhri paska qene ligjor. Me te kaluar gardhin te hapet zjarr ushtarak. Tani kush do hetoje Ramen qe dha urdher qe njerezit te futen pertej gardhit!
PërgjigjuFilmimi është shumë i saktë nga GAZETARI ARTAN HOXHA.Kjo SOROLLATJE GJOJA PËR TË GJETUR PROVA ËSHTË MARRËZI E FRIKACAKVE PREJ SB TMERR I KOMBIT. -NDAJ SALI RAM BERISHA NUK DO ARRESTOHET EDHE PËR 21 JANARIN 2011 QË KA URDHËRUAR VET 4 VRASJET ME QËLLIM MBAJTJEN E PUSHTETIT PËR TJU FSHEHUR KORRUPSIONIT MADHOT. TASHMË SPAK PO TALLET ME SHBA..POR EDHE ME GJYKATËN E STRASBURGUT..! -NDAJ POPULLI MAJTË DUHET TË PROTESTOI PARA SPAK,GJKKO..NË KOMA NGA FRIKA E PËRBINDSHIT TË VIÇIDOLIT.!
PërgjigjuPopulli I majte nuk ekziston më, tani ka vetëm rilindas si ty qe japin gruan per nje vend pune.