Audit në Berat dhe Lezhë, KLSH: Hipoteka tjetërsoi ranishten e pyllin në tokë bujqësore, ia dha privatit

18 Shkurt 2020, 14:56| Përditesimi: 18 Shkurt 2020, 17:02

  • Share

TIRANE-Kontrolli i Lartë i Shtetit në përfundim të auditimit në ish-ZVRPP në Berat deklaron se ka konstatuar shumë shkelje të cilat i ka depozituar në prokurori duke kërkuar ndjekjen penale për 7 punonjës, të cilat janë ish-regjistrues dhe specialistë. Por cilat janë akuzat? "Janë regjistruar pasuri të paluajtshme në Zonën Muzeale Berat (Zona Tampon) të Qytetit te Beratit, është ndryshuar zëri  kadastral nga kullotë në truall, pa miratim të ministrit përkatës, të cilat nuk janë objekt i akteve nënligjore për ndryshimin e kategorive të resurseve të tokës, regjistrime objektesh në afërsi të lumit “Osum”. Janë kryer regjistrime mbi bazën e AMTP-ve të cilat nuk plotësojne kërkesat e formës dhe përmbajtjes. Regjistrime në mënyrë të paligjshme në favor të personave privatë për pasuritë e paluajtshme të prekura nga TAP, me efekt financiar 10,194,337 lekë, etj"

Gjithashtu KLSH ka dërguar në prokurori prova nga shkeljet që ka konstatuar nga auditimi në ish-ZVRPP në Lezhë. Sipas KLSH-së, ish-ZVRPP-ja Lezhë ka tjetërsuar në favor të personave privatë pronën publike të llojit “Ranishte” e cila është pronë e patjetërsueshme dhe paparashkrueshme. "Ka regjistruar dhe ka lëshuar certifikata pronësie në kundërshtim me ligjin për pasuri duke u ndryshuar zërin kadastral nga “Ranishte” “Pyll”, “Moçal”, “Truall” në “Tokë bujqësore”, ka kryer regjistrim fillestar të pronës publike në favor të personave privatë, pa titull pronësie, ka tjetërsuar në mënyrë të paligjshme në favor të personave privatë tokë bujqësore me AMTP të pavlefshme, si dhe ka regjistruar dhe ka lëshuar certifikata pronësie për objektet e legalizuara në zonën e mbrojtur të Kune-Vain-Tale" thotë KLSH-ja.   KLSH-ja thotë se i konsideron çështjet dhe veprimet me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit, prandaj shkeljet i ka dërguar në prokurori, por pa dhënë emra konkretë të peronave që janë kapur me shkelje. Kjo nuk është hera e parë që në hipotekën e Lezhës janë gjetur shkelje në lidhje me tjetërsimin e pronave që kanë dërguar para drejtësisë edhe zyrtarë të lartë. 

Raporti i plotë i KLSH-së për ZVRPP në Berat
Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr.1282/1,datë 16.11.2018, ka përfunduar auditimin nëish ZVRPP Berat, me objekt: “Auditimi përputhshmërie për periudhën 01.09.2016 deri në 01.10.2018.

Me Vendimin nr. 90, datë 30.09.2019 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresat nr.1282/5 dhe nr.1282/6, datë  30.09.2019, i janë rekomanduar masat Drejtorisë Vendore të ASHK Berat për përmirësimin e gjendjes dhe parandalimin e veprimeve të kundraligjshme në regjistrimin e pasurive të paluajtshme, Nga auditimi u konstatuan shkeljet:

Në 11 raste, në Zonat Kadastrale 8501 dhe 8502 “Berat”, me indicie riskun për faktin e regjistrimit të lejeve të ndërtimit në Zonën Muzeale Berat (Zona Tampon),është shtrirë auditimi edhe në periudhat e mëparshme, u konstatua se janë regjistruar pasuritë e përfituara me leje legalizimi dhe leje ndërtimi, prej ku sipas HTR, verifikimit nga sistemi geoportal-albania, dhe hartës me vijën kufizuese të zonës muzeale Berat, të cilat janë të pozicionuara në zonën tampon (Muzeale) të Beratit.

-Në dosjet përkatëse nuk ndodhet dokumentacion (projekte) të konfirmuara nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK) dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve (KKR). Nuk ka asnjë dokument të miratuar nga organet përkatëse të ruajtjes së monumenteve të kulturës.

Në 11 raste nuk bëhet fjalë për veprimtari “Restauruese” apo “Konservuese”, por janë kryer ndërtime të reja e në mënyrë të kundraligjshme janë kryer regjistrimet në ZVRPPBerat.

Në 14 raste nëzonat kadastrale  “Pashalli”, “Vokopol”, “Cukalat”, “Velçan” janë kryer regjistrime të akteve të marrjes së tokës në pronësi (AMTP), në kushtet kur në dokumentet AMTP origjinal të disponuar në arkiv, mungonin vulat e institucioneve përkatëse, pra nuk plotësohen elementet e formës dhe të përmbajtjese për rrjedhojë, nuk duhej pranuar regjistrimi i pasurive. Nga kjo për sipërfaqen prej 36583 m2 të vlerësuar me çmimin e tokës bujqësore për bashkinëBerat, rezultonnjëefekt financiar në shumën e përgjithshme prej 14,433,706 lekë.

Në 3 raste, në zonën kadastrale nr.3032 “Poshnjë”, për sipërfaqe 1300 m2, janë kryer regjistrime të pasurive të përfituara me leje legalizimi, në zona të përcaktuara me zërin kadastral “Kullotë”, duke ndryshuar zërin kadastral nga “Kullotë” në “Truall”, në një kohë që kompetenca për ndryshimin e zërit kadastral i takon Ministrit të Mjedisit.

Në 4 raste, në zonat kadastrale nr. 1682, 3357, 1004, për sipërfaqe ndërtimore 389 m2, janë kryer regjistrime me leje legalizimi, në zona të cilat sipas sistemit Geoportal-Albania dhe HTR, ndodhen të pozicionuara pranë brigjeve të lumit “Osum”, në distanca nga brigjet 81-170 m dhe në këtë rast procesi i legalizimit duhej të kishte ndaluar dhe nuk ka konfirmim nga Këshilli Kombëtar i Ujit.

-Regjistrime në mënyrë të paligjshme në favor të personave privatë të cilët kanë përfituar padrejtësisht shumën në vlerën totale prej 10,194,337 lekë, vlerë kjo që do të ishte përfituar nga shteti nëse pasuritë e paluajtshme të prekura nga TAP, por që u mungon dokumentacioni tekniko-ligjor do të regjistroheshin me pronar “Shtet” .

-Regjistrime leje legalizimi ku sipërfaqja e parcelës ndërtimore tejkalon 3-fishin e bazës së ndërtimit me efekt prej 6,602,177 lekë.

-Mos kryerje të pagesës së taksës së infrastrukturës për lejet e ndërtimit, diferenca preventiv-situacion, për sipërfaqet e përbashkëta, etj.

KLSH, duke i konsideruar  të paligjshme veprimet e kryera nga drejtuesit dhe specialistët e (ish-ZVRPP Berat (DrejtoriaVendoree ASHK-së Berat), të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të ligjit nr.33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe akteve të tjera nënligjore dalë në zbatim të tij, kanë konsumuar elementët e veprës penale.

 KLSH ka nisur indicie për  kallëzim penal, duke i përcjellë me shkresën  nr.1282/8, datë 09.11.2019, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Berat, për 7 regjistrues, hartografë dhe jurist, për shkelje të ligjit regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe tjetërsimin e pronave, etj., neni 248  i ”Kodit Penal”, duke  dërguar të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

Raporti i plote i KLSH-se per auditimin ne ZVRPP ne Lezhe
Kontrolli i Lartë i Shtetit në zbatim të programit të auditimit nr.375/1, datë 28.05.2019, ka audituarish-ZVRPP Lezhëpër periudhën 01.01.2017 deri më31 05.2019.

Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH me Vendimin nr.92, datë30.09.2019 të Kryetarit, ku janë gjetjetdhe rekomandimet për përmirësimin e gjendjes,ka dërguar indicie për kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë,për veprimet dhe mosveprimet e punonjësve dhe ish-punonjësve tëZVRPP Lezhë:

-Në 43 raste, ish-ZVRPP Lezhë ka regjistruar dhe ka lëshuar certifikata pronësie për objektet e legalizuara në zonën e mbrojtur të Kune-Vain-Tale.

-Në 25 raste, ish-ZVRPP Lezhë ka kryer regjistrim fillestar të pronës publike në favor të personave privatë, pa titull pronësie, për sipërfaqen 37872m2 “Kullotë” dhe për sipërfaqen 20029m2 “Pemëtore”.

-Në 22 raste, ish-ZVRPP Lezhë, në kundërshtim me ligjin ka regjistruar AMTP nëzonën bregdetare në Malin e Rencit dhe Tale, duke ndryshuar zërin kadastral nga “Pyll”, “Moçal”, “Ranishte”, “Truall” në tokë bujqësore për sipërfaqen totale prej 228210m2 (22.8ha) me qëllim kalimin e saj të paligjshëm nga pronar Shtet në favor të personave privatë.

-Në 7 raste, në Malecaj, nga verifikimi u konstatua se ish-ZVRPP Lezhë ka tjetërsuar në mënyrë të paligjshme në favor të personave privatë sipërfaqen e tokës bujqësore prej 132565m2 (13.25ha) me AMTP të pavlefshme.

-Në 6 raste në Malin e Rencit, ish-ZVRPP Lezhë,në kundërshtim me vendimet e ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe vendimet e gjykatave ka regjistruar pasuri në zërin kadastral “Ranishte”me sipërfaqe102770m2, pavarësisht faktit se nuk është pjesë e objektit të padisë.

-Në 1 rast në Malin e Rencit, ish-ZVRPP Lezhë ka tjetërsuar në favor të personave privatëpronën publike të llojit “Ranishte” me sipërfaqe 56441m2.Sipas titullit të pronësisëështë vendosur të kthehet “Pyll”, ndërkohë që, në fakt, sipas planrilevimit të përgatitur nga topografi i licensuar pasuriaështë e llojit “Ranishte” dhe jo “Pyll”.

-Në 2 raste, ish-ZVRPP Lezhënë Malin e Rencit ka regjistruar nëkundërshtim me ligjin pasuri me sipërfaqe 68024m2duke u ndryshuar zërin kadastral nga “Ranishte” në “Pyll” dhe “Kullotë”.

-Në 1 rast në Malin e Rencit ka regjistruar 19.63ha tokë më tepër sesa është vendosur nga Gjykata e Rrethit Lezhë me vendim të formës së prerë, duke i ndryshuar zërin kadastral i cili sipas ekspertit të Gjykatës rezulton “Ranishte” dhe jo “Pyll”.

Duke i konsideruar çështjet/veprimet e përmendura më sipër, si dhe çështje/probleme të tjera të trajtuara në Raportin Përfundimtar të Auditimit, si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit , KLSH me shkresë nr.375/12, datë 19.11.2019 është dërguar për indicie penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor LezhëRaporti Përfundimtar i Auditimit të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Lezhë dhe Vendimi i Kryetarit të KLSH nr.92, datë 30.09.2019.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tur Cobani Kadastra Durres: 18/02/2020 22:41

    Kush ka shku per kontroll klsh ka shku ai bq.. me mbiemer Paja nga Durrsi? Ai legeni me syze cuni spiunit te durrsit. Ky bq... me mbiemer Paja nje olenaxhi durrsi ka von gjoba lart e poshte neper institucione. Ka vjedh lek bashke me ish drejtorin legen te hipotekes ate qe shkerdh.... Rama ne televisor.

    Përgjigju
  • Nardi: 18/02/2020 21:41

    ju presim ne Tale te Lezhes sa me pare, ketu do shihni baterdi totale, ketu edhe Ilir Meta, ka toke ne emer te Ed Gjikes e Artan Djales, hajde mireardheshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?