Auditi për paratë ruse/ Mandia: PD e pastër, Basha përgjegjës! Baçi: Kur s’i gjeti FBI, ca do gjenit ju? Korreshi: U lodhët kot! Na lini rehat të fitojmë ndonjë Bashki

28 Mars 2023, 17:55| Përditesimi: 28 Mars 2023, 19:51

  • Share

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Auditit për paratë ruse në Partinë Demokratike, Ledina Mandia në Report Tv, në ‘Studio Live’ tha se Komisioni arriti në përfundimin se kjo forcë politike është e pastër. Me gazetarin Arbër Hitaj, Mandia tha se PD nuk ka marrë para ruse, e ndërsa fajësoi Lulzim Bashën.

“Ajo kontratë nuk ka lidhje me PD. PD në asnjë mënyrë dhe asnjë provë nuk është gjetur që të jetë bërë në kushtet formale, përgjegjësia ka qenë personale e Lulzim Bashës”, tha Mandia.

Mirëpo, në përgjigje të saj, gazetari Agim Baçi e cilësoi si një luftë politike e Sali Berishës.

“Kur si ka gjetur FBI, ca do gjente auditi. Narrative e Berishës për të kërkuar armiq, për sa kohë sa FBi nuk ka frikë të hetojë Lulzim Bashën dhe është naive të mendojmë që ka ndikuar atje Rama, lajm i mirë që PD nuk ka marrë asnjë”, tha gazetari Agim Baçi.

Më kritik është deputeti Saimir Korreshi. Ai tha se ky komision është “lodhur kot” , duke theksuar se nuk përfaqëson asgjë.

“Është lodhur kot, lojë politike, kur prokuroria ka pushuar një çështje, ishte hajt se po hetojmë atë që ka bërë Basha. Bashën ta lëmë ku është se nuk është më kryetar i PD, duhet të kemi kurajon që ca kemi personalisht me Bashës, duhet të themi që nuk e ka përfshirë PD, është e gjitha, nuk kemi pse të themi nuk e dimë sa ka bërë Basha, se askush nuk e di ca ka bërë ai për veten e tij, për aq kohë sa nuk e ka përfshirë PD, ky komision është ngritur për të treguar shqiptarëve ne po hetojmë, Ca përfaqëson ky komision? Janë lodhur kot, bëhet fjalë vetëm për kundër një personi”, tha Korreshi.

Duke e konsideruar të gjithën politike, Korreshi iu drejtua palës së Berishës, që Mandia përfaqëson, me vetëm një kërkesë.

“Na lini rehat këto 45 ditë  që të fitojmë një palë zgjedhje ndonjë Bashki, e t’u japim demokratëve ndonjë vend pune”, tha Korreshi.

Përfundimet e këtij Komisioni u bënë publike një ditë më parë, ipas së cilëve kanë dalë në përfundimin se nuk ka prova që të vërtetojnë se ka pasur para të paligjshme në PD. Ky Komision u ngrit për hetuar Lulzim Bashën dhe lidhjen e  tij me lobimin rus me rreth 500 mijë dollarë nga Rusia.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Italja si moter: 28/03/2023 18:21

    Pse nuk e nxirni intervisten e lulushit qe e pranon me gojen e tij qe i ka dhene dollaret NikMuzinit dhe qe pretendonte se ishin mbledhur nga shqiptaret qe jeyonin ne amerike ? Pse u denua Niku miku i lulushit ?prandaj mos u justifikoni qe te nxirni pd e paster,po thenien e lulushit pyesni salen per te ftuarit e festave familjare .o medja pse mereni me keta ? Nuki pastroni dote me intervistat qe merni ju.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?