Më shumë se 5 milionë euro (593.1 milionë lekë) është dëmi ekonomik që institucionet publike i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit për shkak të keq-menaxhimit që kanë bërë me taksat, tenderat e pasuritë publike.
Në auditimin e kryer nga Drejtoria e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik pranë Ministrisë së Financave thuhet se gjatë vitit të kaluar janë identifikuar 7660 gjetje të shkelje, devijime dhe dobësi në sistemet e administrimit të pronës publike, në prokurimet publike, në pagesa e shpërblimeve, në menaxhimin e aseteve, sistemin e tatim taksave, regjimin doganor, në legalizime dhe privatizime të pronës shtetërore, në koncesione dhe Partneritete Publike Private si dhe në sisteme të menaxhimit të burimeve njerëzore.
“Struktura e dëmit ekonomik të shkaktuar identifikon peshën specifike më të madhe në sistemin e tatim, taksave dhe doganave rreth 29%, rreth 20% administrimin e pronës shtetërore dhe 13.3% në fushën e prokurimit publik”, thuhet në raportin e drejtorisë, që është depozituar edhe në Kuvend.
Problemi i dëmit ekonomik thuhet në raport është përmirësuar në raport me vitin 2020, por përsëri shqetësim mbetet keq-menaxhimi i fondeve publike.
Në sistemin e prokurimeve shkeljet më të mëdha kanë të bëjnë me shkelje të procedurave tenderuese dhe favorizim të kompanive për blerje të caktuara. Ndryshim kontrate pas shpalljes së fituesit, mos argumentim i fondit limit të përcaktuar etj. Sa i takon administrimit të pronave publike, në raport thuhet se mungon një inventarizim i pasurive të pushtetit vendor duke nisur nga pyjet, rrugët, kullotat apo mjetet. Mungojnë dokumentet e transaksioneve nëpër magazina, si dhe ka probleme me transferimin e aseteve, duke mos zbatuar aktet nënligjore në fuqi.
Keta e zbrazen Shqiperine me oreksin e tyre te pangopur. Mos i gezofshin ishalla!
PërgjigjuPo qe drejtori i nje drejtorie ka kallezim ne Spak dhe vijon ende punen!!! E keni ne nje drejtori varesie te MFE madje edhe ne Klsh e prokurori....doni me?! Kemi plot...ka qejf leket shume edhe dietat edhe naften!
Përgjigjuhapni pak konstatimet e KLSH pi keto ndoshin se Sekretaret e MFE mbajne Drejtoret se i kane shok e miq dhe marin bakshishe. Shoferi i sekretarit mer haracet sa ne nje drejtori ne tjetren! Prandaj ndodhin keto! Ka drejtor qe kane nga 3-4 vite dhe vetemabuzojne, por askush nuk po i prek! I keni ne dy drejtori qe meren me kredi ne Ministrine e Ekonomise! Jane per turp!
PërgjigjuPo e kane mendjen te vjedhin ke edhe nje drejtori qe meret me kredi ne varesi te MFE edhe aty nami...po doni emra dhe prova kemi plot! Keshtu eshte kur vendos analfabetet drejtora!
Përgjigju