Aurel Plasari dhe At Zef Pllumi

Aurel Plasari kujton bisedën me At Zef Pllumin në gusht ’96: Bënte thirrje që të vërtetat të mos harrohen

28 Gusht, 14:02| Përditesimi: 28 Gusht, 14:03

  • Share

Në përkujtim. Gusht 1996. Bizë e Rodonit. Pak pushime vere. At Zef Pllumi vazhdonte të shkruante ‘Kujtimet’.

“Një “libër kujtimesh” i cili bën thirrje që të vërtetat të mos harrohen, që historia të mos shformohet, por të kuptohet dhe të shpjegohet, është edhe kontribut në luftën e një populli për demokracinë. Historiani amerikan bashkëkohës yni Southworth, i cili beson me gjithë zemër në virtytet e demokracisë, ka vërejtur se do të dëshmonim për një vizion mjaft të gjymtuar të këtyre virtyteve po të mëtonim të ndërtonim një “demokraci të mbështetur mbi harresën”.

A nuk është e vërtetë? Ta mbarojmë së lexuari librin e kujtimeve të Fratit dhe mandej ta pyesim veten nëse ata që predikojnë harresën kanë qenë ndonjëherë apo janë sot “demokratë” të vërtetë? Është parim politik i rëndësishëm qëndrimi i gjithsecilit ndaj kujtimit të së kaluarës, parim të cilit nuk mund t’i iket.”

Nga parathënia “Nën këmishën e hekurt të kujtimeve”, 1995

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pasues Veterani të LUFTËS ANNT./FAg.NAC/ÇLIRIMTASE: 28/08/2024 21:10

    Shumë mirë mo Aurel,ata që kredikojnë HARESËN E GJAKUT,DJERSËS, E SA SA SAKRIFICAVE QË BËNË TË PARËT TANË,HARËM,HARËM,DHE PËRSËRI HARËM.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?