Diva e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe, feston ditën e sotme 50-të vjetorin e lindjes.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Aurela ka shprehur mirënjohjen për bekimet që e rrethojnë nga familja, miqtë dhe dashamirësit e saj.
“50 vjeç sot!
Një gjysmë shekulli! Duket si shumë kur e thua me shekuj, por duket pak kur e thua me vite.
Ndihem plot, plot bekime. Zemrën plot me dy fëmijë që më ndryshuan gjithë kuptimin e jetës, me familjen që aq shumë e dua, me miq që më janë gjendur në shumë etapa të jetës.
E bekuar me dashurinë e madhe që më keni dhënë e më jepni çdo ditë ju , ju dashamirës e mbështetës të karrierës që ndërtova në bazë të një dhurate që më fali Zoti. 50 vite plot ulje e ngritje …por të mbushura me jetë, me frymë, me dashuri .
Jeta është e shtrenjtë ndaj jam e lumtur që frymoj. Reflektim që e bëj çdo ditë”, shkruan artistja në Instagram, krah fotos së publikuar.