Historia e Mozaikut të Tiranës.
Heqja e Yllit nga Flamuri gjate periudhës se Berishës se pare ishte pjese e një debati midis specialisteve te Trashëgimisë Kulturore. Koha menjëherë pas rënies se komunizmit mund ta justifikonte disi këtë retushim historik ne një prej veprave me madhore artistike te periudhës se realizmit socialist. Ndërkohë heqja fare e Yllit te madh pas figurës se gruas dhe heqja e Librit nga dora e punëtorit ne Mozaik ishte një ndërhyrje qe i hiqte një pjese te mire te kuptimit kësaj vepre te realizmit socialist.( përsëri ne atë kohe)
Restaurimi i pritshëm me një fond te Bashkimit Evropian e konsolidoi veprën nga gjendja strukturale por nuk ktheu pjesët e hequra me pa te drejte nga një vepër qe i përket një epoke tashme te përfunduar. A duhet retushuar historia ne këtë mënyrë? A duhet qe periudha post komuniste te veproje me te njëjtin standart si praktikat e periudhës komuniste e cila retushonte historinë përpara saj? A ka rrezik qe ashtu si brezi i lindur dhe rritur ne komunizëm cili e mësoi historinë te deformuar, edhe brezi post komunist te ndjeke te njëjtën mënyrë te mësuarit te historisë? A duhet një vepër e financuar nga fonde evropiane te përfaqësojë një histori te retushuar?
Ndërkaq specialistë të fushës, por edhe intelektualë të ndryshëm kanë mendime të ndryshme në këtë debat. Eksperti i fushës Federik Stamati është i mendimit që nuk duhet ndërhyrë. Ndërkaq, Neritan Sejamini, analisti i njohur thotë që nuk mund të prezantohet Tirana me një vepër e porositur për t’i shërbyer propagandës.
Dal nga dal do te mbetet vetem muri...Keshtu ne fitojme me shume dollar...!
PërgjigjuJo mor Auron, nuk duhet retushuar historia, por duhet vene ne kontekstin e duhur. Godina e muzeut historik kombetar nuk mund te festoje faktin qe Shqiperia ka qene diktature staliniste nje-partiake nga viti 1944 deri ne vitin 1991. Prandaj duhet vendosur nje monument prane muzeut, me permasa te ngjashme me mozaikun, qe te perkujtoje viktimat e diktatures dhe protestat mbarepopullore qe e rrezuan regjimin.
PërgjigjuÇdo ndëryrje në këtë mozaik gjigant për ta zhvleftësur atë,është manipulim vetëvrasje ,sepse i kan hequr librin që mbante puntori dhe Yllin mbi Flamur !….?…. Në vendet e përparuar të botës nuk ndëryet me urrejtje edhe, te, retushohen veprat e monumentet e kohës socializmit ,kushdo qoftë, sepse ndodhë e kundërta-bumerang. !… Mozaiku pasqyron të vërtetën ,pasqyron -Shqipërinë nga lashtësia deri te socializmi ku Enver Hoxha e ktheu Shqiëprinë në “kantjer gjigant ndërtimi “populli natën studjonte mbi libra zhdukte analfabetizmin ,ditën punonte ,heqja e librit apo Yllit kuq , të mozaikut ,përbën KRIM-HISTORIK revanshist – ilegal .Vetëm shqiptarve në europ u ndodhë kjo gjurulldi me kritere fashiste e naziste,dhe EUROPA HESHT mbi këto thesare !…,kjo në botë nuk ndodhë ,sepse monumenti i Hitlerit ndodhet në Gjermani sot,apo monumenti Duçes ,.Predappio është zakonisht një vend i qetë, me më pak se 6,000 banorë. E vetmja gjë e veçantë e këtij qyteti rreth katër orë larg me makinë prej Romës, është se aty ka ka lindur diktatori italian Benito Mussolini, apo si njihet më tepër “Duçja”. Në Predappio gjendet gjithashtu edhe “Muzeu i Musolinit”, ku mund të gjesh thesare të vërteta të kohës së fashizmit.Apo monumenti Marksit ,apo Leninit dhe Stalinit në Rusi e në ishë republikat e BRSS .Ato ja dhanë dërrmën fashizimit e nazizmit ,përse ndodhë kjo marrëzi ?! Keqëkuptimi i demokracisë ësht ide e rrezikshme dhe e tmerrshme duke asgjesuar arritjet e socializmit dhe simbolet e kohës.Detyra e demokracisë është të siguroi të gjitha ngjyrat ,jo ti sakatoi mozaikun një pasuri e socializmit.
PërgjigjuHistoria dhe imazhet kohore te saj nuk mund te retushohen dhe as te ndryshohen.Dikush mund te justifikohet me heqjen e swastikave ne Gjermani per heqjen e yllit,por swastika eshte simbol i vjeter sa hist.e njerezimit dhe eshte pjese e kulturave te ndryshme boterore qe u morr dhe u adaptua nga nazistet per qellimet e tyre.Po keshtu dhe ylli i kuq.Ne ish-vendet komuniste jane hapur muzeume e pavione te tera jo vetem me foto e materiale te hist.te kohes,por dhe me veprat kulturore te realizmit socialist.Ne disa shtete lindore qe kane vuajtur direkt pasojat e pushtimit sovjetik,apo ish-republika te BS qe sot jane te pavarura dhe kane nje fare alergjie nga cdo gje qe u kujton BS,komunizmin dhe pasojat e tyre,mund te shohesh nje reagim me ekstrem ndaj simboleve.Shqiperia nuk u pushtua nga BS,as ishte pjese e teritoreve te tij,por vuajti nga pasojat e komunizmit dhe me demokracine,qendrimi ndaj imazheve,historise dhe cdo gjeje qe lidhej me ate kohe u rishikua ne menyre te njeanshme,tendecioze dhe ekstreme,ashtu sic u rishikua gjithe periudha e socializmit dhe ajo para 44' dhe personazhet e tyre te te gjitha fushave,disa me nje rezyme te diskutueshme.Nje zelotizem i pergjithshem do t'a quaja,infektoi boten shqiptare ne keto kohe.Tani ne lidhje me mozaikun,ylli i madh nuk duhej hequr,por ja qe u hoq,libri nuk duhej hequr,por u hoq.Nje tjeter heqje e gabuar eshte ylli ne flamur.Sikur ate flamur t'a mbante ne mozaik nje civil,edhe mund te ishte O.K heqja e yllit,por aty e mban nje partizan.Partizanet flamur me yll perdoren,ishte fakt hist. i kohes qe nuk e mohon dot.Ajo cka ndodh ne Shqiperi,eshte ajo qe po ndodh sot ne disa vende te botes,rivleresim nga kendveshtrimi i sotem,jo ai historik.P.sh.Tomas Xhefersonin sot vertet e njohin si nje nga /baballaret e kombit/ ne U.S,por nga ana tjeter,po i permendin shume faktin qe ka qene skllavopronar si asnjehere me pare.
PërgjigjuYllin edhe e kuptoj, por me librin ç'patën?? A nuk shkonin punëtorët në shkollë nate aso kohe? A nuk u zhduk analfabetizmi?? Apo rinia e sotme ka alergji nga libri?? Epo ti vinin një iphone atëhere. Hej zot çna gjeti!! Pikë e zezë!!
PërgjigjuPo meqë ylli qenka simbol komunist se kështu thotë Sala kryekomunisti, atëherë të shkruajmë një letër për EU se ndofta nuk e dinë dhe gjithë shtetet pjestare simbolizohen me një yll.
Librin ja hoqi Saliu puntirit te shkrete. E la analfabet sic po le 15% te popullsise
ti vinin nje smartphone, kufje ne vesh, ndonje qese hashashi... keta plehra e kthyen permbys gjithshka por gjejne dele e bejne mullar me abuzimin nga krahu tjeter
PërgjigjuHeqia e librit nga dora e puntorit,tregon me se miri kthimin e Shqiperise drejt analfabeteve dhe pa ndrcim diturie.Me retushimet e bera tregon se klasa politike qe drejton eshte me e keqe se komunistet.