Këto janë pamje nga pejsazhet përgjatë Lumit Shkumbin. Diku më poshtë gjarpëronte rruga e "Mretit" apo e famshmja Via Egnatia. Rrugë që nga ndërtimin i saj modern nga trupat ushtarake romake, kaluan të gjitha ngjarjet historike Europiane. Ketej kaluan ushtritë perëndimore drejt Orientit. Këtej kaluan të gjitha fiset e mundshme barbare që i suleshin Oksidentit. Pak më poshtë nga ky pejsazh, fiset Gote pësuan një nga disfatat e mëdha të shënuara ne historinë e fundit të Romes.
Pechenegët e llahtarshëm, Hunët, Avarët, Sllavo- Bullgarët, Gotët dhe Ostrogotët, Kryqëtarët, Dërgatat e Venedikut, ushtritë mercenare të Bizantit. Belisariusi, gjenerali i famshëm që luftoi në gadishulin Italik kaloi këtej me ushtritë e tij. Mesjeta me barbarët e pas tyre ushtritë e tmershme otomane të cilat dolën në Adriatik duke shkaterruar dhe pushtuar Arberinë. Sa rrëfime, këngë, përralla kemi dëgjuar për Turkun e Tmershëm? Turku i cili digjte dhe rrëmbente femijët? Turku qe shkretonte gjithcka që gjente në udhen e vet? Ndërkohë edhe pse kërkon të gjesh gjurmë të këtyre shkatërrimeve apokaliptike kudo në Shqipëri nuk gjen gjë.
Pushtuesi i tmerrshëm, Turku i Madh nuk na paska bërë asgjë. Po hic fare me sa duket. Iku dhe turku e theu qafen me gjithe telenovelat dhe ja erdhi Shqiptari. Shqiptari ky patriot i madh i cili i këndon lirisë dhe dashnisë për vendin e vet. Kaloi shqiptari i pa varur dhe krenar në këto rrugë të shkelura nga te gjitha hordhitë barbare te mundshme dhe ja. Shikojeni vetë se cfarë ka bërë shqiptari përgjate rrugës antike Via Egnatia.
P.S Se harrova Portën e Artë në hyrje të Via Egnatias. Porta ku hynin Perandorët. Porta që hapte Orientin apo Oksidentin. Tani hap Kafen e Pronarit të Pallatit që ka ndërtuar mbi të. Patriotizëm apo jo? /Marrë nga facebook