Ky është një dyqan normal në një nga lagjet historike të Gjirokastrës.
E pyeta të zotin cfarë prodhimesh ka nga fshati?
Po ja më tregoi me gisht shikoji vetë - Përveç spinaqit asgjë nuk është e jona. Janë bërë perimet si turistë.
Hudhrat nga Kina
Patllixhanet nga Bullgaria
Portokalle Greke
Gështenjat Greke
Arrat greke
Kumbullat e mëdha italiane, të voglat maqedonase.
Pjeshkët Italiane
Shegët Turke
Aaa prit - i thashë kur mbaroi së numëruari, patatet dhe qepët janë tonat.
Jo - më tha vijnë nga Gjermania
Nuk ka mundësi i thashë - Kolonja është mbushur me patate dhe qepë.
Jo jo gjermane i ke më tha. Vijnë më lirë se tonat. Zotëria që shiste në dyqan dukshëm një person i lexuar me një psherëtimë të gjatë vazhdoi më tej.
E di kur ka marrë ferra uratën në këtë vendin tonë? Kur fshatarët vijnë këtu dhe blejnë një thes me patate gjermane apo një varg qepësh. E kupton ku jemi katandisur? Të vijë fshatari tek unë të blejë patate nga Gjermania.
Jemi më keq se në kohën e dikurshme kur vinin fshatarët dhe blinin bukë gruri në qytet.
Në fakt përtej dëshpërimit të një qytetari normal në një qytet si Gjirokastra një situatë e tille në bujqësi është tejet alarmante.
Ne sot jemi një shoqëri që jo vetëm nuk prodhojmë më asgjë në fushën e bujqësisë, por konsumojmë në përgjithësi produkte të ardhura nga jashtë.
Tregu ynë i mbushur me prodhime që shkëlqejnë nga dylli dhe kimikatet që kanë për t’i rezistuar kohës, tregojnë degradimin e bujqësisë e cila përtej rrezikut të madh shëndetësor ka një kosto shumë të lartë ekonomike. Valuta e futur tek ne nga turizmi në fakt del jashtë për të blerë prodhimet ushqimore të cilat futen në treg për të ushqyer numrin e turistëve që vijnë në vend.
Ndërkohë një bujqësi e fortë jo vetëm do të siguronte një kualitet në prodhimet tona të cilat do të mbështesnin të gjithë sektorin e turizmit duke mbajtur valutën në vend.
Sigurisht një koncept shumë i thjeshtë për t’u kuptuar por i pa administruar deri më sot.
Përtej mburrjes me numrin e lartë të turistëve që vizitojnë vendin, askush nuk flet dhe nuk mban përgjegjësi se përse sot bujqësia jonë nuk prodhon dot as hudhra. Të cilat vijnë nga Kina natyrisht.
Komente

Sa te drejte qe ka Auroni. A I behen ndonjehere analizat ketyre ushqimeve? Kush garanton cilesine e tyre? Ka 30 vjet qe njerezit po ushqehen kush e di se me cfare.
PërgjigjuZoti Auron komenton bujqesine!!!!! Sikur nuk ka kuptim pasi duhet të dijë disa gjera elementary nga kjo fushe
Përgjigju