Fruta-perimet në një dyqan në Gjirokastër

Opinion

Auron Tare: Çfarë hamë sot në Shqipëri kur nuk prodhojmë dot as hudhra

6 Tetor, 18:39| Përditesimi: 6 Tetor, 18:59

  • Share

Ky është një dyqan normal në një nga lagjet historike të Gjirokastrës.

E pyeta të zotin cfarë prodhimesh ka nga fshati?

Po ja më tregoi me gisht shikoji vetë - Përveç spinaqit asgjë nuk është e jona. Janë bërë perimet si turistë.

Hudhrat nga Kina

Patllixhanet nga Bullgaria

Portokalle Greke

Gështenjat Greke

Arrat greke

Kumbullat e mëdha italiane, të voglat maqedonase.

Pjeshkët Italiane

Shegët Turke

Aaa prit - i thashë kur mbaroi së numëruari, patatet dhe qepët janë tonat.

Jo - më tha vijnë nga Gjermania

Nuk ka mundësi i thashë - Kolonja është mbushur me patate dhe qepë.

Jo jo gjermane i ke më tha. Vijnë më lirë se tonat. Zotëria që shiste në dyqan dukshëm një person i lexuar me një psherëtimë të gjatë vazhdoi më tej.

E di kur ka marrë ferra uratën në këtë vendin tonë? Kur fshatarët vijnë këtu dhe blejnë një thes me patate gjermane apo një varg qepësh. E kupton ku jemi katandisur? Të vijë fshatari tek unë të blejë patate nga Gjermania.

Jemi më keq se në kohën e dikurshme kur vinin fshatarët dhe blinin bukë gruri në qytet.

Në fakt përtej dëshpërimit të një qytetari normal në një qytet si Gjirokastra një situatë e tille në bujqësi është tejet alarmante.

Ne sot jemi një shoqëri që jo vetëm nuk prodhojmë më asgjë në fushën e bujqësisë, por konsumojmë në përgjithësi produkte të ardhura nga jashtë.

Tregu ynë i mbushur me prodhime që shkëlqejnë nga dylli dhe kimikatet që kanë për t’i rezistuar kohës, tregojnë degradimin e bujqësisë e cila përtej rrezikut të madh shëndetësor ka një kosto shumë të lartë ekonomike. Valuta e futur tek ne nga turizmi në fakt del jashtë për të blerë prodhimet ushqimore të cilat futen në treg për të ushqyer numrin e turistëve që vijnë në vend.

Ndërkohë një bujqësi e fortë jo vetëm do të siguronte një kualitet në prodhimet tona të cilat do të mbështesnin të gjithë sektorin e turizmit duke mbajtur valutën në vend.

Sigurisht një koncept shumë i thjeshtë për t’u kuptuar por i pa administruar deri më sot.

Përtej mburrjes me numrin e lartë të turistëve që vizitojnë vendin, askush nuk flet dhe nuk mban përgjegjësi se përse sot bujqësia jonë nuk prodhon dot as hudhra. Të cilat vijnë nga Kina natyrisht.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lira: 07/10/2025 11:33

    Sa te drejte qe ka Auroni. A I behen ndonjehere analizat ketyre ushqimeve? Kush garanton cilesine e tyre? Ka 30 vjet qe njerezit po ushqehen kush e di se me cfare.

    Përgjigju
  • mond: 07/10/2025 05:06

    Zoti Auron komenton bujqesine!!!!! Sikur nuk ka kuptim pasi duhet të dijë disa gjera elementary nga kjo fushe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?