“Parajsa shkencore” apo lufta për Vulën. ASA u krijua pas shkëputjes se instituteve nga Akademia e Shkencave me 2008. Qëllimi ishte te çoheshin si institute pranë Universiteteve gjë qe nuk ndodhi. Ligji për Arsimin e Larte i 2015 parashikonte qe institutet kërkimore si INSTITUCIONE TE ARSMIT TE LARTE krijohen nga vete universitetet dhe kështu ASA mbeti pa rregullim ligjor.
Nuk ka asnjë vendim universiteti qe te krijonte ose rikrijonte këto institute pranë universiteteve. Pas një kontrolli ligjshmërie qe beri se fundi Ministria tek ASA deklaroi qe funksionojnë në kundërshtim me ligjin e kësisoj duhen te shkrihen dhe të rikrijohen nga fillimi. Dy mundësi ka: ose pranë ASH se ligji e lejon, ose pranë universitetit si institute me vete. Kjo është esenca. Tani modestisht do te doja të thoja dy fjalë për Institutin e Arkeologjisë që e njoh qe prej 1994. Pjesa e zhurmës publike në fakt është një Lufte për Vulën. Dmth po ju marrin Vulën dhe pa Vule nuk firmos dot Projektet.
Fasada e shkencës është fasadë për publikun por jam i sigurte që një pjese e mire e atyre që e njohin Institutin e dinë mire se kjo zhurmë është zhurme projektesh dhe zarfesh të përfituara nga Projektet. Ne se këta shkencëtare me tituj pompoze do ta kishin seriozisht mbrojtjen e shkencës shqiptare, ju kujtoj te gjithë atyre që më lexojnë se askush nga këta dijetare te Institutit te Arkeologjisë nuk folën asnjë fjale për betejën për të mirën publike në Durrës, Lulishtja 1 Maji, për shkatërrimin e rrënojave arkeologjike të Velieres ( ne fakt i legjitimuan me një gërmim të turpshëm dhe autorin e “graduan”) Beteja për Teatrin, Beteja për amendamentin e turpshëm te Ligjit të Trashëgimisë Kulturore, Beteja për Butrintin.
A pate ndonjë nga këta personazhe te shkencës shqiptare që sot dalin para kamerave të flisnin për Butrintin? Po kur një arkeolog i huaj i talli i poshtëroi dhe i quante publikisht “idiote të dobishëm”? Për turpin e tyre ulen kokën dhe u gëlltiten se fundi i fundit kishin Vulën dhe Vula ne fund te projektit te jep edhe zarfin. Krye -mbrojtësja e arkeologjisë shqiptare psh është bashkë -drejtuese apo “konsulent” e nja 7 apo 9 projekteve arkeologjike ne Republikën e Shqipërisë.
Ne cilën vend normal ndodh kjo mrekulli kur drejtuesi i shkencës te jete aq i afte se në çdo projekt te vendose veten e vet si bashkëdrejtues projekti? ( dmth marrës zarfi) Andaj zhurma për shqiptarizmin e këtyre personazheve nuk është asgjë me shume se lufta për Vulën e humbur. Kaq e thjeshtë.