Pamjet e projektit

Opinion

Auron Tare: Gardhi i Gani Strazimirit apo Gardhi i Kengo Kuma?

12 Gusht, 11:16| Përditesimi: 12 Gusht, 11:25

  • Share

Në një video promocionale AADF në bashkëpunim me Ekipin e Komunales së Gjirokastrës, po promovojnë restaurimin e Gardhit rrethues të Qytetit Antik të Butrintit.

Restaurimi i një gardhi të thjeshtë sigurisht nuk ka ndonjë gjë të madhe për t'u promovuar por AADF, e cila kërkon me patjetër të tregojë dhembshurinë e madhe që ka për Trashëgiminë Shqiptare, shkruan se ky është gardh historik të cilin e ka ideuar një nga emrat e rëndësishëm të Trashëgimisë së Monumenteve shqiptare, Gani Strazimiri. 

Mirëpo, AADF dhe mbështetësit e saj harruan se në vitin 2023 shpallen me trumpeta një Projekt të ideuar nga arkitekti Japonez Kengo Kuma, i cili do të zhdukte fare Gardhin e Gani Strazimirit duke e zëvendësuar atë me gardhin e Kengo Kumbes.

Që futja e arkitekturës japoneze në Butrint është një marrëzi e madhe këtë nuk e justifikon as emri i arkitektit Kuma, por përpos ideve të marrë që vijnë nga sponsorizuesit e AADF-së, heqja e një simboli të arkitekturës shqiptare si Gardhi i arkitektit Strazimirit është një goditje e rëndë e Trashëgimisë së Butrintit, i cili duhet të ruajë me fanatizëm të gjitha fazat historike të saja.   

Ndërkohë AADF as që nuk e kishte planifikuar që e gjithë zona që do të vendosej Gardhi i Kumes ishte zone arkeologjke dhe me të gjitha ligjet dhe konventat është e ndaluar të shkatërrohet nga idiotësirat vanitoze të provincialeve të AADF-së. 

Ndërkohë, konkursi i sponsorizuar nga AADF dhe Ministria e Kulturës e drejtuar nga një ministre që sot i është harruar emri, ka kushtuar  mjaft fonde, të cilat mund të përdoren për restaurimin e Monumenteve. 

Gjithsesi, interesante është se sot në këtë Gusht përvëlues ekipi i Komunales së Gjirokastrës dhe AADF po promovojnë Gardhin e Gani Strazimirit.  Po Kengo Kuma ku është?

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lol: 12/08/2025 16:22

    Butrint eshte ne gjendje te mjerueshme. Pylli i parkut arkeologjik eshte i mbushur e tejmbushur me mbetje pemesh te thara. I ashtuquajturi fondacion stil Ramushi s’ka bere nje fije investim. Ka vetem nje makine per pagesa biletash. Thyen turinjte kur ecen. Rrofshin investimet e xhaxhit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?