Opinion

Auron Tare: 'Kaçua'

26 Korrik, 18:55| Përditesimi: 26 Korrik, 19:03

  • Share

Kaçua është një personazh i njohur i Sarandës. Ca herë Peshkatar, ca herë ndihmës ca herë punëtor Porti, Kaçua është një njeri i butë dhe plot humor

Jam matur ta pyes disa herë kur e takoj, për origjinën e tij. Sot nën përvëlimin e vapës u ulëm të dy në hije dhe po flisnim.

Kaco - e pyes unë. Nga je me origjinë? Çam - më thotë. Edhe mëma edhe babai.

Po ndonjë linjë nga Bregu? E ngas unë. Jo- më thotë. E di mirë- i them prapë? Jo, jo. Nuk kam lidhje. Po pse me pyet?- më thotë i çuditur.

Eeee- i them prapë. Po sa herë të shof më kujtohet dikush që e kam fort për zemër. Një aktor anglez.

I tregoj një foto te aktorit shekspirian më të njohur britanik. sir Anthony Qualle

Ç'më thua - më shikon në sy Kacua. Sa më ngjan- dhe buzëqesh.

Po unë ç’lidhje kam me të? Pyet Kacua pasi mendohet pak.

Epo kushedi mo Kaco i them mbase dilnin kushërinj. Qeshim të dy kur i them se aktori i famshëm i Hollywood ne vitet 60-të, kishte jetuar një vit në Dukat, Dhërmi dhe Palasë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Eeee. Ku i dihet mo Auron, thotë Kaçua dhe qesh me shejtanllëkun tim.

Foto 3. Sir Anthony Qualle ne Dukat.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?