Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis

Auron Tare: Mitsotakis dhe Butrinti

29 Nëntor 2023, 15:36| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 15:38

  • Share

NPR, Radio Kombëtare Amerikane, i dedikoi një emision të gjatë   konfliktit me të fundit kulturor midis Greqisë dhe Britanisë së Madhe për cështjen e Statujave të Akropolit, të  njohura si “Elgin Marbles”. Këto Statuja  të marra nga Akropoli I Athinës 200 vite me pare gjate periudhës Otomane nga Lordi Elgin dhe të ruajtura sot në Muzeumin Britanik kane qene prej kohesh nje pike e nxehte debate midis dy vendeve.

Kryeministri Grek, i cili e ngriti cështjen e kthimit të  tyre në Greqi në një intervistë në BBC  gjate vizitës së tij në Londër, theksoi se “kjo kërkesë legjitime ishte kërkesa e 11 milion qytetarëve grekë”  duke krijuar keshtu një furtunë  diplomatike dhe duke bërë që  vizita e tij zyrtare të  ndërpritej.  Ky konflik diplomatik midis dy aleatëve tradicionale mbi një cështje të trashëgimisë  kulturore, tregon qartësisht ndjeshmërinë e lartë të publikut grek si dhe  rëndësinë  për zgjidhjen e saj me rikthimin e këtyre statujave antike në Akropol. Greqia, për dekada të tëra  ka vazhduar përpjekjet e saja diplomatike për të korigjuar një të drejtë historike, kulturore  dhe sovrane, duke treguar ndjeshmërine e lartë për Trashëgimine e saj Kulturore.

Nërkohe, fqinji i saj Shqipëria  një vend po aq i pasur me trashëgimi kulturore dhe po aq e njohur në historinë antike, ndërmer një  nga aktet më të pa shembulla dhe pa asnjë  precedent botëror në fushën e Trashëgimisë Kulturore. Qeveria dhe Parlamenti Shqiptar  vendos me shumicë vote dhënien e Qytetit Antik të Butrintit  një fondi të huaj për të administruar dhe trashëguar një prej pasurive tona kombëtare më të rëndësishme. 

Ky dhunim i të drejtës së kombit shqiptar për të administruar dhe trashëguar pasurinë e vet kulturore bie ndesh me të gjitha aktet juridike në fushën e Trashëgimisë Kulturore si dhe me Konventën e Parisit  për të cilën Shteti ynë  ka detyrimin për ta zbatuar. Por mbi të gjitha bie ndesh me moralin dhe ndjeshmerinë kombëtare duke i konsideruar shqiptarët si një popull barbar që nuk kane lidhje me të kaluaren e tyre dhe pasuri me vlera universale si Butrinti ju takon të huajve ta gëzojnë.

Nesër, data 30 Nendor  është dita kur Gjykata Kushtetuese do të japë vendimin për këtë cështje kaq unikale dhe me ndjeshmëri të lartë kulturore.  Duke shpresuar se në Shqipëri kanë mbetur ende njerëz që e duan këtë vend dhe duke e konsideruar  dhënien e Butrintit një entiteti të huaj si nje rrezik për kulturën dhe identitetin kombetar, shpresoj se Gjykata do të japë vendimin e duhur dhe duke mos krijuar precendentin e rrezikshme që pasardhësit tanë do te kërkojnë rikthimin e Butrintit nëpër kancelaritë diplomatike të botës ashtu si Greqia kërkon sot Statujat e Akropolit.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Papi: 29/11/2023 23:14

    Eh mor Auron. Edhe ti na dole armik i partise dhe shokut Edi. Te tera me koncension o i jape Rama: me prona, toka, male, pyje, gerxhe, perrenj e lumenj, liqene e dete! Pervec karriges se vet qe i duhet per firme. Kaq se gjurmon sektori sekret i partise dhe na ze te gjalle. E me shpallne armik si zotrote. Nese nuk e kaloj selsionin e censures se Karlos dije qe meriton respekt.

    Përgjigju
  • E cna gjeti: 29/11/2023 18:10

    Clidhje kan shqiptaret me teatrot me kohet antike ? Edhe afrikano-amerikanet po uzurpojne kulturen tone antike . O tarwe merru me historine mesjetare se me ate antike ske asnje lidhje . Shqiptaret skan patur alfabetin e tyre per te shkruar gjuhe e tyre qe nga kohet e lashta , e jo me te ndertonin teatro dhe tempuj te tjer. Boll prrallesim me shekullin 21 dhe me vitin 2023 .

    Përgjigju
    • Lala: 01/12/2023 16:29

      Jo Mo jo.po keshtjellat ne shqiperi ufot I Kan ndertuar?

  • Pena: 29/11/2023 17:17

    E ke lidhur keq o mik we di vetem anglisht!!!

    Përgjigju
  • Shengjini: 29/11/2023 16:57

    Te lumte Auron, shpresojme qe gjykata ta rrezoje kete ligj antikombetar!

    Përgjigju
  • redi: 29/11/2023 16:38

    Auroni argumentin sakte ceshtjen e Butrintit dhe Kushtetuejsja qe eshte irgani me i larte juridik duhet te kete parasysh nje element sa i thjeshte aq dhe i rendesishem,qe pasuria kulturire i perket vetem popullit dhe asnje qeveri nuk mund te vendos pa miratimin e tij. Ne keto 32 vhet qeverite qe “ zgjidhen nga pipulli” kane dhene me koncension ose me PPP dhjetra burime natyrore ose prona publike me 35 ise 40 vhet kur mandatin e kane per 4 vjet! Nuk bien ndesh kwt vendime me kushtetuten? Vetem me referendum pipullir ose lokalqeverite duhet te miratojne te tilla vendime . Ku hane oasueute publike qe u tradheguan mbas rrezimi te komunizmit ? I moren politikan dhe militant qefli te lekut, ndersa shqiptaret vuajne dramen e varfeise

    Përgjigju
  • Bosi: 29/11/2023 16:33

    Bravo auron

    Përgjigju
  • BARDI: 29/11/2023 16:05

    Te kesh kryeminister nje piktor dhe te jap per mirmbajtje nje institucion kulturor sic eshte butrinti tregon qe te tille kryeministra qe se kane haberin e zhvillimit historik tee atdheut,jane,QYQJA NONE MI SHEGE KA NGEL PLONCI VARE.Cmund te presesh me kryeministra si keta qe kemi e kemi pas ne ,pa drejtuar nje ddyqan buke i bene kryeministra,Doktorr,qe i eshte ngjitur shqipris si m.... pas kepuce ,apo piktor qe ne miniistrore ka vetem femra,qe kane mesuar operacione pervetesimi dhe jo institucione zhvillimi.Gjeje po deshe?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?