Novelisti i famshëm amerikan Henri Miller i cili qëndroi në ishullin e Specias në 1939, citohet të ketë pyetur mbi figurën e Laskarina Bubulinës, një figurë frymëzuese e revolucionit rrek duke thënë: ”Si ka mundësi ne nuk kemi dëgjuar më shumë për Laskarina Bubulinën? Ajo duket si një Zhan D’Ark“.
Në fakt citimi i amerikanit Henri Miller tingëllon i saktë të paktën për publikun shqiptar. Ky publik nuk di asgjë për këtë figurë historike e cila pa pritur u bë një pikë debati midis politikës shqiptare dhe asaj greke. Laskarina Pinotsi (Bubulina) e lindur në Stamboll, shtetase otomane, me baba arvanit dhe nënë nga një familje e vjetër bizantine e martuar dy herë me pjesëtarë të komunitetit arvanitas të Specias (ishull grek) heroinë e Revolucionit Grek. E nderuar me titullin e admiralit pas vdekjes nga Cari i Rusisë dhe e vrarë nga një arvanitas (me mbiemër Kuci) në një konflikt nderi në ballkonin e shtëpisë së saj. Emri i Kapedaneshës Bubulina u përmend në një miting politik në Athinë nga kryeministri i Shqipërisë në kontekstin e kontributit historik të shqiptarëve në Greqi duke krijuar kështu një furi debatesh jo vetëm në gazetat helene, por edhe midis disa historianëve shqiptarë.
Dy emra të nderuar qe unë i lexoj me kënaqësi si Adrian Vehbiu dhe Prof. Irakli Koçollari, publikisht mbanin qëndrime diametralisht te kundërta ne lidhje me përkatesinë e Bubulinës, por edhe më tej të komunitetit arvanitas të Greqisë.
Ky shënim imi modest, në fakt nuk ka qëllim të mbaje anë, por të shtjellojë më tej një proces mjaft të komplikuar do të thoja unë mbi përkatësinë e komunitetit arvanitas të Greqisë.
Shume pak dihet mbi kontributin e jashtëzakonshëm të arvanitasve në historinë e Greqisë, por edhe më gjerë. Ndër faktorët kryesorë për këtë harresë janë hulumtimet e pakta të studiuesve shqiptarë mbi këtë temë, por edhe qasja agresive e historiografisë greke për të “përvetësuar” këtë komunitet. Procesi shekullor i asimilimit kulturor dhe gjuhësor ka luajtur po ashtu një rol të rëndësishëm në fshirjen e kujtesës së këtij komuniteti dhe dukshëm brezat e rinj nuk kanë ndonjë interes historik për të njohur arvanitasit e Greqisë.
Dikur një mik i vjetër, shkrimtari britanik Patrik Leight Fermour i cili kishte jetuar për vite midis komunitetit Maniot të Peloponezit në veprën e tij “Mani” përshkruan me nota sa romantike aq realiste komunitetin arvanitas të Manit të cilit jetonin midis gjakmarrjeve, kullave të larta, kokëfortësisë ndaj autoritetit shtetëror dhe dashurisë për liri absolute. Maniotët- me tregonte Patrik Leight Fermor janë shumë të veçantë nga grekët. E megjithatë edhe pse lidhja e largët e këtyre malësorëve të Peloponezit vjen nga trungu arbëror është shumë e vështirë sot që historiografia jonë të ketë mundësi që këtë komunitet ta klasifikojë si shqiptar. Kjo për shumë arsye që lidhen me faktorët kulturorë, ekonomike, historike, por mbi të gjitha me identifikimin e tyre si arvanitas. Një lloj “ishulli” kulturor i baraslarguar si nga grekët e sotëm po aq edhe nga shqiptarët. Ky status i veçantë i cili dallohet vetëm kur viziton këto komunitete ka mundësuar të ruajë kulturën, historinë dhe gjuhën e tyre, por jo detyrimisht identitetin shtetëror i cili është qartësisht grek.
Por duke iu kthyer debatit për Bubulinën. Greqia ashtu si me mjaft figura të tjera nga komuniteti arvanitas ka mundur dhe ka ditur të lartësojë këto figura në piedestalin kulturor europian të cilat sot njihen si ekskluzivisht greke. Merita e tyre, por duhet thënë që fundi i fundit këto figura të shquara arvanitase luftuan dhe u vranë mbi të gjitha për krijimin e një shteti që do të njihej si Greqia Moderne. Kontributi i tyre i jashtëzakonshëm filloi dhe mbaroi me Kryengritjen kundër Perandorisë otomane dhe krijimin e Greqisë moderne. Këtu mbaron debati pasi përkatësia etnike e tyre mund të jetë objekt kurioziteti kulturor apo antropologjik, por kurrsesi politik. Vepra dhe qëndrimi i tyre janë qartësisht pro Greqisë. Ashtu si Maniotët e Peloponezit ardhur nga malet shqiptare. Ishullorët e Hidras apo të Specias, mercenarët arnautë të ultësirave të Thesalisë që krijuan shtetin modern te Egjiptit janë pjesë e kulturave te kombeve të tjera për të cilët luftuan dhe derdhën gjak sigurisht për interesat e tyre. Askush nga këto komunitete nuk kthyen kokën pas për të lartësuar malet e të parëve te tyre, por ne hapsirat e pamata që gjetën bënë histori. Ashtu siç dinë të bëjnë shqiptarët histori individuale.
Debati për Bubulinën përveç kuriozitetit nuk ka asgjë thelbësore. Bubulina me lidhje shumë të forta deri në Portën e Lartë të Stambollit u nderua nga shteti grek me të drejte, nga Perandoria Ruse për interesat e saja, nga komuniteti arvanitas në ishullin ku u vra dhe asnjëherë nga historiografia shqiptare për të cilën nuk ka asnjë kontribut. Bubulina lindi në Stamboll, jetoi në Hidra dhe Specia midis arvanitasve, u martua në këtë komunitet luftoi për Greqinë u vra nga një arvanitas. Kaq, Bubulina ishte një fenomen i kohës në një Perandori multietnike dhe multikulturore. Çdo përpjekje për ta bërë atë shqiptare tingëllon paksa naive kur vetë këto personalitete arvanitase e zgjodhën përkatësinë e tyre etno-politike. Njësoj siç bëri Piro Dhima me origjinë nga Progonati i Kurveleshit i cili zgjodhi të brohorasë në Olimpiadë “ja tin Eladha”.
te dhjefca bubulinen o isa tare
PërgjigjuÇ' DREQIN BELBESOHET KOT PER TE TILLA RASTE....THJESHT FARE....AJO KA QENE DHE ESHTE NJE QELBESIRE GREKU.
PërgjigjuDebat i pa dobishem.NUk e kuptoje pse zgjatet.Who cares cfare eshte Bubulina
Përgjigju