Muzeumi 'Victor&Albert'

Opinion

Auron Tare: Muzeumi 'Victoria & Albert' Londër dhe Manosi i Nikolicës së Korçës

12 Nëntor 2024, 08:40| Përditesimi: 12 Nëntor 2024, 08:47

  • Share

Ndër thesaret e grumbulluara nga Familja Mbretërore e Anglise dhe ekspozuar në Muzeumin e famshëm të "Victoria & Albert" gjëndet edhe një Libër Lutjesh Kishtare. Kapaku prej argjendi dhe mjeshtëria e lartë e gdhëndjes e bëjnë atë të denjë për një thesar mbretëror.

Ky Libër lutjesh është pjese e koleksioni të Mbretëreshës Viktoria. Kujtojmë se Mbretëresha Viktoria ishte ndoshta Mbretëresha e fundit e cila ishte në krye të Perandorisë më të madhe që ka njohur Bota. Apo Perandoria ku dielli nuk perëndonte kurrë.

Ndër shumë e shumë objekte të rralla që vinin nga cdo anë e kësaj Perandoria, Libri i Lutjeve qe ndodhet ne kete Koleksion vinte nga nje fshat i vogel ne kembet e Malit te Gramozit. Nikolicës së Korçës.

Në ekspozitën e këtij Koleksioni fatkeqësisht nuk kemi shumë detaje se si ky Libër i rrallë u gjend ne duart e Mbretëreshës por fatmirësisht kemi emrin e mjeshtrit që e punoi atë. Manos i Nikolicës së Korçës.

Mjeshtëri Manos ka humbur në mjegullën e kohës dhe të paktën unë nuk kam dëgjuar asgjë për të por mjeshtëria e tij e rrallë do të vazhdojë të ekspozohet në këtë Koleksion Mbretëror duke treguar mbi artin e mjeshtërve të dikurshëm në trojet tona.

G.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?