Martin Camaj dhe Auron Tare

Auron Tare publikon dosjen e Camajt, autoriteti nis hetimin! Gentiana Sula: Të verifikohet praktika e materialit arkivor

10 Korrik 2020, 17:37| Përditesimi: 10 Korrik 2020, 18:10

  • Share

Publikimi i dosjes së shkrimtarit Martin Camaj nga studiuesi Auron Tare, në të cilën hamendësohet ndër të tjera se Camaj ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit edhe agjent i UDB-së, duke u përfshirë në veprimtari spiunazhi ka nxitur shumë debate. E midis të tjerash, studiuesit ngrenë akuza se dosja e Camajt është publikuar në mënyrë të paligjshme, pasi materiali që del nga AIDSSH ruan të dhënat personale sipas ligjit, mbron viktimën edhe të tretët pa ndryshuar faktet. Për këtë Autoriteti për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, ka nisur një hetim administrativ, për të parë nëse ka pasur shkelje gjatë procesit të publikimit të dosjes apo jo. Drejtoresha e AIDSSH-së, Gentiana Sula shkruan në profilin e saj në “Facebook” se përmes këtij hetimi do të verifikojë zbatimin e rregullores së administrimit të këtij materiali arkivor.

"Nisur nga dinamikat e ditëve të fundit dhe publikimeve në shtyp mbi dosjen fashikull nr. 456 të Martin Camajt, që kanë të bëjnë me trajtimin e saj nga AIDSSH, sot, më datë 10.07.2020 firmosa urdhrin nr. 31 të nisjes së hetimit administrativ për verifikimin e praktikës së dosjes fizike dhe asaj dixhitale të Martin Camajt nga AIDSSH. Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të verifikoje zbatimin e rregulloreve përkatëse gjatë administrimit të materialit arkivor në ngarkim të tij. Ndërkohë AIDSSH do të vazhdojë të zbatojë me rigorozitet ligjin, duke garantuar qasjen në dokumentet e Sigurimit, edhe për figurat historike. Materiali përmbledhës i hartuar pas kryerjes së veprimeve për përmbushjen e objektit të urdhrit në fjalë do t’i bëhet i ditur Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, për ndjekje sipas legjislacionit në fuqi", shkruan kryetarja e Autoritetit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Mara Sula.

Dy ditë më parë, në datë 8 korrik Auron Tare në një status në “Facebook” shkruan se shkrimet e tij i ka bazuar në shënimet e marra nga dosja e Camajt dhe nuk ka devijime në to. Nga AIDSSH sipas rregullit është njoftuar përpara 10 ditësh për t’u paraqitur për marrjen e materialit. Edhe është paraqitur  në datë 8 korrik 2020 për ta marrë dhe për ta pasur në koleksionin e tij.

“Në shkrimin tim të botuar para disa ditësh kam shfrytëzuar të gjithë materialin e konsultuar paraprakisht në këto Dosje dhe materiali i Dosjes sipas rregullit është hedhur ne CD për t’u tërhequr prej meje. Nga AIDSSH sipas rregullit jam njoftuar përpara 10 ditësh për t’u paraqitur për marrjen e materialit. Jam paraqitur sot  (8 korrik 2020) për ta marre dhe për ta pasur në koleksionin tim ku ndodhet edhe materiali i mbledhur me parë. Për autenticitetin e materialit të botuar jam përgjegjës”, shkruan Tare ndër të tjera.

Statusi i plotë i Auron Tares
 

Komento

Komente

  • Konjak: 11/07/2020 06:44

    Per shkak te ndergjegjes se pa miaftueshme politike , mund te kete devijim , me pastertine e figures se deputetit , me zgjedhien e individeve me lista te hapura . direkt nga populli . Meqense populli nukse vepron vet ne demokraci, por nepermjet perfaqesuesve dhe te zgjedhurve , ; duhet te gjendet nje e mesme midis listave te mbillura dhe te hapura . Pra duhet gjetur nje sistem qe i kenaq te gjithe , duke qene me i sakt dhe me i levrueshem nga populli . Besojse tani eshte von , per studime dhe ndryshime ne kodin zgjedhor . Te vendosim vetulla , por te kujdesemi edhe per syte .

    Përgjigju
  • Fat man: 10/07/2020 19:17

    Nuk mund te votojme si qorri, per cdo derr ne thes qe fusin keryetaret e partive. Emri ne lista te hapura na sqaron gjthshka, te tjerat jane llogje Kavaje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?