Kantieri i punimeve në Kalanë e Prezës

Kultura

Auron Tare publikon investigimin: Instituti i Trashëgimisë Kombëtare, studime më të shtrenjta se restaurimi i monumenteve të dëmtuara nga tërmeti

15 Shtator 2021, 19:25| Përditesimi: 15 Shtator 2021, 19:53

  • Share

Aktivisti dhe studiuesi, Auron Tare, përmes një postimi në Facebook ka hedhur dyshime të forta mbi rolin e Institutit të Trashëgimisë Kombëtare mbi mbarëvajtjen e trashëgimisë kulturore. Ai ka publikuar një investigim të bërë nga portali faktoje.al dhe disa organizata ndërkombëtare mbi përdorimin e fondeve të restaurimit të Monumenteve të Kulturës të dëmtuara nga tërmeti.

"Portali Faktoje.al  një portal mjaft serioz investigativ i mbështetur nga disa organizata ndërkombëtare ka postuar pjesë nga  hulumtimi mbi përdorimin e fondeve të restaurimit të Monumenteve të Kulturës të dëmtuara nga tërmeti. Siç mund ta lexoni Instituti i Trashëgimisë Kombëtare ka kryer studime me vlere shume më të lartë se restaurimi i monumenteve duke hedhur dyshime të forta mbi rolin e këtij Institucioni dhe mbarëvajtjen e tij në dobi të Trashëgimisë Kulturore", shkruan Tare.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ura e thive: 15/09/2021 18:28

    Hajnat duhet te mbrohen,jo te demaskohen,se ca jan ka te bajne pshesh me kos po hajne!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?