Vepër arti

Kultura
Opinion

Auron Tare: UNESCO prezanton Muzeun Virtual të Objekteve të Vjedhura Kulturore, hap historik për mbrojtjen e trashëgimisë botërore

5 Tetor, 15:14| Përditesimi: 5 Tetor, 15:31

  • Share

UNESCO sapo ka prezantuar Muzeun Virtual të Objekteve Kulturore të Vjedhura dhe të Trafikuara.

Ky është një hap historik për të luftuar tregtinë e paligjshme të pasurisë kulturore botërore.

Kjo platformë dixhitale vizionare shërben si një arkiv i gjallë, i dedikuar për të rindërlidhur komunitetet me trashëgiminë e tyre të vjedhur apo te humbur si dhe për të rritur vemendjen globale mbi vjedhjet dhe grabitjet e pa ligjshme kulturore si dhe për të nxitur përpjekjet për kthimin e objekteve të vjedhura ne vendet e tyre.

Nëpërmjet imazheve me cilësi të lartë dhe të dhënave të verifikuara mbi origjinën e objekteve, Muzeu Virtual nxjerr në pah përgjegjësinë e përbashkët për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të njerëzimit duke siguruar që thesaret e humbura të mos harrohen, por të kujtohen, të rikuperohen dhe të rikthehen në kontekstet e tyre të drejta.

Ky Muze Virtual do ishte një model i shkëlqyer për Ministrinë tonë të Kulturës si dhe për çdo përpjekje në fushën e inovacionit për të krijuar një platforme për të gjitha objektet e Trashegimisë sonë Kulturore që janë vjedhur në vite dhe ndodhen në koleksione private apo Muze botërore të cilat mbajnë pjesë nga Trashëgimia Kulturore Shqiptare.

Duke shpresuar se Ministria e Kultures dhe Qendra ( nëse egziston një e tillë), e teknologjisë tek Piramida do të bashkonin forcat për të krijuar një platforme digitale një Muze Virtual i koleksioneve shqiptare do të ishte një risi në fushën e Trashegimisë sonë Kombëtare.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?