Ismail Qemali dhe delegacioni shqiptar në Londër

Auron Tare zbardh intervistën e Ismail Qemalit në Londër: Nëse ish presidenti, Rusvelt kërkon kurorën e Shqipërisë, ne do ta vendosnim të parin

29 Nëntor 2022, 10:53| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 12:04

  • Share

Studiuesi, Auron Tare ka zbuluar vizitën që Ismail Qemali së bashku me delegacionin shqiptar ka kryer në Londër pas shpalljes së pavarësisë në 28 nëntor të 1912.

Në rrëfimin e studiuesit, zbulohet se Ismail Qemali kishte ngjallur kuriozitet pasi ishte pyetur në lidhje me mundësinë e një mbreti amerikan për Shqipërinë që sapo ishte shpallur e pavarur. Sipas Tares, Ismail Qemali tha se do të vendoste të parin në listë ish presidentin amerikan, Franklin D. Roosvelt, por më tej shtoi se nuk ishte i përshtatshëm për Shqipërinë.

Postimi i Plotë nga studiuesi, Auron Tare:

Ismail Qemali dhe nje Mbret Amerikan.

Pas Shpalljes se Pavaresise, Ismail Qemali sebashku me dergaten shqiptare vizitonte Londren per te lobuar mbi te ardhmen e kufinjve shqiptare. te vendosur ne Hotelin e famshem te kohes Hotel Cecil, Ismail Beu shkaktoi nje kuriozitet te forte diplomatik kur u pyet nga nje korespondent amerikan mbi mundesine e nje Mbreti Amerikan per vendin e sapo shpallur te pavarur. "ne se ish Presidentin Rusvelt ( Teddy Roosevelt) e kerkon Kuroren e Shqiperise, ne do ta vendosnim ate ne krye te listes se kandidateve. Une personalisht do te votoja per te. Rusvelt eshte nje nga njerzit me te jashtezakonshem sot ne bote ne nje nivel shume me te larte se sa nje princ i zakonshem" do te deklaronte Ismail Beu per korespondentet amerikane ne Londer. Por si nje diplomat i sprovuar me sa duket per te mos krijuar tensione me diplomacine angleze shtoi me buzeqeshje " Une e konsideroj Z Rusvelt si nje njeri shume te afte por jo te pershtatshem per Shqiperine. Mund te sygjeroj se Z Asquith ( Kryeministri i Britanise se Madhe ) apo djali i Pier Pont Morgan mund te ishin Mbreterit tane. Jane te gjithe burra te afte por per ne eshte ceshtje serioze dhe duhet kohe per tu marre ne konsiderate.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?