Bota

Australi, kardinali George Pell dënohet me 6 vite burg për abuzim seksual me të miturit

21 Gusht 2019, 13:24| Përditesimi: 21 Gusht 2019, 13:26

  • Share

Drejtësia Australiane ka lënë në burg kardinalin George Pell, pavarësisht apelimit të bërë nga ish kasjeri i thesarit të Vatikanit, i akuzuar vitin e kaluar  për abuzim seksual të të miturve rreth njëzet vjet më parë.

Vendimi i Gjykatës Supreme të Shtetit Victoria

"George Pell do të vazhdojë të vuajë dënimin e tij me 6 vjet burg," tha Shefi i Drejtësisë i Gjykatës Supreme Australiane të Victoria, Anne Ferguson. Aktgjykimi u pranua me kënaqësi nga familjet e viktimave të abuzimit seksual. Është një ditë e mrekullueshme për ne, të mbijetuarit, është vërtet e mrekullueshme”- thërrisnin ata jashtë dyerve të gjykatës.

Pretendimet e mbrojtjes

Mbrojtja e kardinalit George Pell u bazua në faktin se dënimi bazohet në një dëshmi me dyer të mbyllura të njërit prej dy viktimave, i vetmi i mbijetuar, tjetri i abuzuar tashmë ka vdekur nga një mbidozë vite më parë. Chrissie Foster, avokat për viktimat tha se: Është me të vërtetë një ditë e mrekullueshme për viktimat. Unë mendoj se është një mesazh i qartë i një drejtësie që nuk shikon gradën e të pandehurve dhe moshën e tyre, por krimin që tata kanë kryer.

Humbja e kardinalit George Pell

Pell është prelati më i lartë i Kishës Katolike i dënuar për abuzim seksual të fëmijëve. Ky aktgjykim i rëndë është rezultat i një diskutimi të gjatë nga gjykata. Geroge Pell ishte bërë kryepeshkop metropolitane i Melburnit në vitin 1996. Ai ishte emëruar kardinal që nga viti 2003 nga Gjon Pali II dhe në prill 2014 Papa Françesku e emëroi atë prefekt të Sekretariatit të krijuar rishtas për ekonominë e Vatikanit.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?