Sabrina dhe Petrit Lekaj

Australi/ Mësohet arsyeja e vrasjes së Sabrina Lekajt nga babai i saj në korrik

26 Shkurt 2020, 15:31| Përditesimi: 26 Shkurt 2020, 15:44

  • Share

AUSTRALI- Së fundmi është mbajtur gjyqi duke qartësuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në korrik të vitit që kaloi, ku shqiptari Petrit Lekaj goditit me thikë për vdekje vajzën e tij.

Vrasësi dhe trafikanti i heroinës Petrit Lekaj goditi me thikë vajzën e tij 20-vjeçare tetë herë në një gjendje inati për shkak se dyshonte se ajo konsumonte drogë dhe bënte një jetë të shfrenuar.

Masa e dënimit për 49-vjeçarin do të jepet javën tjetër, për vrasjen e Sabrina Lekaj, brenda një makine në Adelaide afër Parkut Kidman korrikun e kaluar.

"Ai besonte se vajza e tij po shkonte dëm jetën dhe se donte ta largonte nga kjo",tha avokatja.

Avokati i lekajt, Ben Sale i tha gjykatës se klienti i tij mori një thikë 15 cm me vete kur ai shkoi të merrte ushqim dhe pije bashkë me vajzën e tij atë natë. 

"Ai e mori thikën për ta trembur", tha ai. 

Sipas tij, vajza jetonte një jetë tjetër që përfshinte drogë dhe festa.

Ai ishte shprehur se vajza e tij e kishte gënjyer duke bërë një jetë që përfshinte drogën me miqtë e saj.

Gjykatësja tha se Lekaj u përpoq të shpjegonte veprimet e tij në polici, duke thënë: "Diçka më hyri brenda, nuk e di, nuk mund ta shpjegoj, nuk kam qenë unë vetë."

Lekaj ishte dënuar më parë në vitin 1994 për trafikim të heroinës dhe dënime për kanabis në vitin 2007 dhe 2009. 

Prokurorja Wilkinson i tha të pranishmëve se viktimës nuk iu dha një mundësi për të ndryshuar stilin e jetës së saj.
 

"Edhe pse sillej në një mënyrë tipike adoleshentësh, duke treguar mungesë mirënjohjeje, paturpësie, vrazhdësi, por asnjëra prej të cilave nuk e garanton atë që bëri.
Ajo që i duhej Sabrinës ishte kujdesi dhe udhëzimi,  ajo që po bënte kurrsesi e kishte shkatërruar jetën e saj”
, u shpreh prokurorja.

Lekaj i kishte thënë një psikologu se meritonte të ishte në ferr dhe se ishte përpjekur të vriste veten menjëherë pas vrasjes.

Kujtojmë që familja shqiptare kishte vite që jetonte në Australi.

Komento

Komente

  • Rezi: 29/02/2020 11:52

    Kur vetë merresh me drogë mos prit të ndalosh fëmijët ta bëjnë këtë, qofshin vajza apo djem. Ky është modeli që i ke dhënë fëmijës tënd. Fëmijët bëjnë atë që ne bëjmë dhe jo atë që ne u themi të bëjmë. Ky duhet dënuar me burgim të përjetshëm dhe mos të shohë dritën e diellit. Fantazma e së bijës do e ndjekë deri sa të shkojë vetë tek ajo. Por dua të theksoj se shumë prindër që kanë emigruar me fëmijët kur ata kanë qënë të vegjël, duhet t'i ndihmojnë ata të integrohen duke ju qëndruar pranë, duke dialoguar me ta. Fëmijët integrohen më shpejt se të rriturit, prandaj dëgjojini që t'ju dëgjojnë. Koha e kaluar me fëmijët është më e cmuar se paratë që ke në kuletë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?