Baarack, delet e egra të gjetura në një pyll Australian në veri të Melburnit dhe të shpëtuara nga ekipet e shpëtimit janë bërë një trend i vërtetë në mediat sociale që kur shoqata për të drejtat e kafshëve postoi videon në rrjetet e tyre. Miliona mesazhe dhe reagime të qytetarëve janë shpërndarë në mediat sociale. Delet Baarack, siç e quanin shpëtuesit, kishin ikur nga një fermë vite më parë dhe kishin qëndruar në pyll për një kohë të gjatë prandaj, edhe pamja e tyre kishte ndryshuar goxha duke arritur në pothuajse 35 kg lesh që e bënte të vështirë ecjen dhe u kishte errësuar shikimin.