Banorët e 10 zonave në Melburn të Australisë, duke filluar nga dita e sotme i janë rikthyer karantinës
300 000 banorët që jetojnë në 36 nga periferitë e qytetit, janë të detyruar të zbatojnë disa masa të rrepta, në tentativë për të frenuar përhapjen e rasteve të reja Covid.
Masat e reja parashikojnë që vetëm një prej pjestarëve të familjes mund të dalë nga shtëpia për të blerë produktet ushqimore dhe medikamentë mjekësore.
Kryeministrja e vendit tha se është e rekomanduar që shumë aktivitete të detyrojnë punonjësit që kanë mundësi, të munojnë nga shtëpia.
Melburni kohët e fundit ka patur një rritje të theksuar të rasteve të reja të infeksionit.
Vetëm ditën e martë u raportuan 73 të tilla.
Në Australi deri tani janë regjistruar në total rreth 8000 të identifikuar pozitiv nga koronavirusi dhe 104 viktima