AUSTRALI - Të paktën 7 persona, kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me thikë në një qendër tregtare në periferinë lindore të Sidneit në Australi. Mes tyre ka gjetur vdekjen edhe ekzekutuesi.
Tetë persona u plagosën, mes tyre një nënë dhe djali i saj 9 muajsh.
Sulmuesi u vra nga një police e cila e qëlloi pasi burri i drejtoi thikën. Nga hetimet paraprake rezulton se ky person ka vepruar i vetëm.
Autoritetet kanë evakuuar qendrën tregtare dhe u kanë kërkuar njerëzve që të shmangin zonën.
Në zonë janë parë ambulanca dhe makina të shumta policie.
Këto janë pamjet në qendrën tregtare Bondi Junction Westfield në Sidnei që tregojnë se një burrë po lëviz me një thikë në dorë.
Njerëzit që ndodheshin aty teksa kanë parë sulmuesin janë munduar që të dalin me vrap sa më parë nga qendra.
CCTV video of the time of the attack surfaced.
— Chaudhary Parvez (@ChaudharyParvez) April 13, 2024
The attacker was killed by the police.#bondijunction #Sydney #Westfield #Breaking #bondiattack #Australia pic.twitter.com/KaLWLmzPwU