Marrëdhëniet e Kinës me Australinë u tensionuan edhe më shumë pas shpëndarjes së një imazhi të një ushtari australian me një thikë të gjakosur.
Orët e para të ditës së sotme, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lijian Zhao postoi një imazh të sajuar i cili portretizonte një ushtar Australian me një thikë të gjakosur pranë një fëmije, i cili mbante në duar një qengj. Imazhi duket si referencë ndaj pretendimeve të raportuara më parë se ushtarët elitar australianë përdorën thika për të vrarë dy djem afganë 14-vjeçarë.
Në postimin e zëdhënësit Zhao thuhej: "Të tronditur nga vrasja e civilëve dhe të burgosurve Afganë nga ushtarët Australianë. Ne i dënojmë me forcë akte të tilla dhe bëjmë thirrje që ata të mbajnë përgjegjësi."
Korporata Transmetuese Australiane raportoi se raporti nuk i mbështeste ato pretendime.
Australia menjëherë ka kërkuar që Kina të kërkojë falje për postimin e fotografisë. Kryeministri Scott Morrison tha se Pekini duhet të jetë i turpëruar për shpërndarjen e imazheve të tilla.
Morrison e përshkroi postimin si "me të vërtetë të neveritshëm, thellësisht fyes, plotësisht skandaloz". Dhe theksoi edhe njëherë se vendi i tij po bën të pamundurën për hetimin e ngjarjeve.
Lajmi që 25 ushtarë Australian ishin të përfshirë në vrasjet e 39 civilëve dhe të burgosurve Afganistan midis 2009 dhe 2013, ka tronditur opinionin botërorë javët e kaluarea dhe në vend po ndërmerretv një hetim.
Kjo vjen në mes të përshkallëzimit të tensioneve politike midis dy vendeve. Marrëdhëniet bilaterale janë përkeqësuar këtë vit pasi Australia drejtoi thirrjet për një hetim mbi origjinën e pandemisë së koronavirusit dhe diskutimin e vazhdueshëm rreth ndërhyrjes së pretenduar të Pekinit në politikën e brendshme australiane.
Në muajt e fundit, Kina ka vendosur një seri barrierash ekonomike - përfshirë ndalimet e tregtisë dhe tarifat për një sërë produktesh australiane përfshirë verën, elbin dhe mishin.