Australia porositi sot nëntë frigata me vlerë 26 miliardë dollarë tek kompania britanike “BAE Systems”, sipas një njoftimi të qeverisë të raportuar nga media, ndërkohë që vendi ka filluar një program detar ambicioz, kryesisht për t’u përballur me ambiciet kineze në rajon.
Kryeministri Malcolm Turnbull pritet të njoftojë sot se një model që derivon nga fregata “Type 26” e kompanisë britanike fitoi përballë kompanisë italiane, “Fincantieri” dhe asaj spanjolle “Navantia SA”.
(Modeli i anijeve të blera nga Australia)
"BAE-ja do t’i japë kombit tonë një prej luftanijeve kundër nëndetëseve nga më të përparuarat në botë, me një kapacitet luftimi detar që do të përforcojë sigurinë tonë për dekadat në vijim”, deklaroi Thurnbull, i cituar nga “Wall Street Journal”.
Sipas qeverisë, nëntë fregatat do të prodhohen në Adelaide, një qytet bregdetar në jug të australisë, nën kontrollin e kompanisë “ASC Shipbuilding”, një sipërmarrje publike australiane e specializuar në industrinë e mbrojtjes.