Jannik Sinner

Sport

Australian Open/ Jannik Sinner i pamposhtur, fiton kundër De Minaur dhe gjen Shelton në gjysmëfinale

22 Janar, 19:57| Përditesimi: 22 Janar, 20:01

  • Share

MELBOURNE - Tenisti Jannik Sinner mposhti rivalin e tij Alex De Minaur për herë të dhjetë në karrierë dhe është në gjysmëfinalet e "Australian Open", ku ka përballë Ben Shelton.

Italiani, numri një në botë nuk e pati të vështirë dhe fitoi 6-3, 6-2, 6-1 me sete në një ndeshje që zgjati një orë e 48 minuta dhe që nuk pati histori. Për Sinner,  rruga drejt konfirmimit të titullit vazhdon dhe nëse ai do të kalonte lojtarin mëngjarash amerikan (Shelton), ndër të paktët që e ka mposhtur atë në Shanghai 2023, Jannik do të garonte kundër fituesit të çiftit Sascha Zverev dhe Novak Djokovic për të siguruar një biletë në finalen e madhe.

23-vjeçari foli pas fitores dhe vlerësoi rivalin e tij Ben Shelton.

"Në këto ditë ku pushimi vjen menjëherë, gjithçka bëhet më e lehtë, ai është luftarak, ne tani e njohim shumë mirë njëri-tjetrin dhe çdo herë përpiqemi të kuptojmë lojën e njëri-tjetrit në atë mënyrë që të gjejmë një mënyrë për të marrë disa pikë. Nëse e lironi tensionin për një moment, gjithçka mund të ndryshojë, prandaj jam i kënaqur me performancën time", tha Sinner.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?