MELBOURNE, Australi - Tenisti Novak Djokovic u fërshëllye nga tifozët pasi u tërhoq i dëmtuar nga gjysmëfinalja e 'Australian Open', në ndeshjen kundër gjermanit Alexander Zverev.
Serbi Djokovic synonte një rekord prej 25 titujve të mëdhenj, por u largua pasi humbi setin e parë 7-6, duke iu afruar për t'i shtrënguar dorën Zverevit. 37-vjeçari serb kishte dëmtuar një muskul në këmbë gjatë fitores në çerekfinale me katër sete ndaj Carlos Alcaraz të martën.
Ai kishte një fashë të madhe në pjesën e sipërme të këmbës së majtë gjatë ndeshjes së sotme.
“Sapo fillova të ndjej gjithnjë e më shumë dhimbje. Ishte shumë për t'u përballur për mua. E dija se edhe nëse fitoja setin e parë, do të ishte një betejë e madhe e vështirë për mua që të qëndroja fizikisht i aftë për dy, tre, katër orë”,tha Djokovic.
Kësisoj Zverev është finalist në Australian Open dhe gjen përballë numrin një të botës, Jannik Sinner, me italianin që kaloi pa problem (3-0 me sete) amerikanin Ben Shelton.