Bota

Austri, blejnë rroba në internet por marrin një pako me 25 mijë tableta ekstazi me vlerë 500,000 euro

26 Shtator 2019, 14:08| Përditesimi: 26 Shtator 2019, 14:11

  • Share

Një çift austriak, i moshës së mesme, pasi kishin porositur blerjen e disa palë rrobave në internet, morën një pako që përmbante 25,000 pilula ekstazi.

Burri dhe gruaja nga qyteti Linz, 58 dhe 59 vjeç, pasi morën porosinë e bërë te një dyqan holandez, panë se brenda njërës nga pakot kishte 24.800 tableta ekstazi me vlerë 500,000 euro.

‘Në fillim gruaja mendoi se ishin gurë dekorativë’,- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë austriake. Megjithatë, duke kuptuar rrezikshmërinë e përmbajtjes së pakos, ata njoftuan policinë.

Hetimi zbuloi se pakoja duhet të ishte dorëzuar në Skoci. Dërguesi, megjithatë, fal adresës u lokalizua dhe u arrestua nga policët skocezë.

Sipas 'The Guardian', në Hollandë, sasia e ekstazi dhe amfetaminave të konfiskuara në paketat postare është më shumë se e trefishuar, nga 137 kg në vitin 2016 në 460 kg vitin e kaluar. Megjithatë, numrat konsiderohen si një pjesë e vogël në krahasim me vëllimet e trafikimit të drogave të ndryshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?