E djathta ekstreme austriake ka synuar të shtrirë duart e korrupsionit mbi lojrat e fatit.
Kjo është pista ku autoritetet po hetojnë ndërsa ata kontrolluan shtëpitë e ish-kancelarit austriak Heinz-Christian Strache dhe Johann Gudenus, të njëjtët njerëz të përfshirë në Ibiza-gate e cila bëri që të binte qeveria Kurz.
Ish lideri i partisë të ekstremit të djathtë Fpö dhe 4 të tjerë janë akuzuar nga prokuroria e Vjenës për korrupsion.
Partisë sovraniste austriake i'u desh të emërojë Norbert Hofer si drejtuesin e saj të ri, pasi ish sekretari Strache, rreth dy vite më parë u akuzua se i kishte premtuar favorizime një bashkëbiseduesi rus në këmbim të financimit të partisë.
Biseda e filmuar në Spanjë shkaktoi në Austri tërmet politik.
Sot FPÖ po përpiqet përsëri të kthehet në krye të shtetit.
Hofer ka thënë se paraardhësi i tij ka gabuar por dhe ka bërë shumë gjëra të mira për partinë në të kaluarën.
Fpö në zgjedhjet e fundit europiane u dërmua në shifrën 17%.
Si të mos mjaftonte kjo, hetimi i ri i prokurorisë shton brishtësinë e frontit të ekstremit të djathtë në prag të zgjedhjeve të parakohshme politike të 29 shtatorit.
Sidoqoftë, Fpö duket se e ka braktisur Strache-in drejt fatit të tij, po përpiqet të distancohet nga mesazhet ekstremiste dhe ka zgjedhur Hofer-in si personi përgjegjës misionin e pamundur të pushtetit.
Komente
