Bota

Austri/ Masakra në shkollën në Graz, mijëra qytetarë ndezin qirinj për jetët e humbura (VIDEO)

11 Qershor, 10:04| Përditesimi: 11 Qershor, 10:38

  • Share

Një ditë më parë Austria u trondit nga një sulm i rëndë me armë zjarri, ku një ish nxënës 22-vjeçar vrau 10 persona në një shkollë në qytetin Graz dhe më pas vrau veten.

Ky akt u cilësua si një nga aktet më të rënda të dhunës në historinë moderne të vendit, që tronditi opinionin publik.

Pas tragjedisë, Austria shpalli tre ditë zie kombëtare, ndërsa vendi është përfshirë nga një valë solidariteti mes qytetarëve dhe partive politike, zakonisht të përçara.

Mijëra banorë u mblodhën në sheshin qendror të Grazit për të nderuar viktimat, ku vendosën lule dhe qirinj.

Kancelari austriak Christian Stocker tha se e marta ishte një "ditë e errët në historinë e vendit tonë" ndërsa nënvizoi se kjo ishte"tragjedi kombëtare".

"Një shkollë është më shumë sesa thjesht një vend për të mësuar - është një hapësirë ​​për besim, për t'u ndjerë rehat dhe për të pasur një të ardhme", tha ai në konferencë, duke shtuar se ky vend i sigurt ishte "shkelur".

“Në këto orë të vështira, të qenit njeri është pika jonë më e fortë. Sulmi ‘e godet vendin tonë në zemër’. Këta ishin të rinj që kishin gjithë jetën përpara, tha Stocker.

Autori, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ishte një ish-student i Dreierschützengasse i cili nuk u diplomua nga shkolla, tha Ministri i Brendshëm Gerhard Karner teksa shtoi se tani ishte detyrë e zyrës penale të hetonte. Oficerët konfirmuan gjithashtu se personi i armatosur nuk ishte i njohur për policinë përpara sulmit. Sipas BBC autori i sulmit ishte i pajisur me leje për të mbajtur armë zjarri.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?