Foto ilustruese

Bota

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

26 Dhjetor 2024, 20:11| Përditesimi: 26 Dhjetor 2024, 20:14

  • Share

Austri- Dy skiatorë në rajonin austriak të Tirolit kanë humbur jetën këtë të enjte (26 Dhjetor), pasi u ‘varrosën’ nga një ortek.

Aksidenti ndodhi pak para mesditës, pranë majës së malit Rosskopf në Hippach, kur masa e dëborës vuri nën vete dy personat që po praktikonin turneun e skive. Lajmin e raportoi gazeta Tiroler Tageszeitung.

Tre helikopterë morën pjesë në operacionet e shpëtimit, gjatë të cilave u gjetën dy të vdekurit dhe një person i tretë që mendohet se gjithashtu është goditur nga orteku dhe po vijojnë kërkimet. 

Reshjet e dendura të dëborës ditët e fundit kanë rritur edhe rrezikun e ortekëve në lartësinë 2200 metra, raportuan mediat.

Gjysma e vdekjeve nga ortekët ndodhin në momentet kur ai nivel rreziku është sinjalizuar dhe se paralajmërimet shpesh shpërfillen.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?