Carl Nehammer, Ministri i brendshëm austriak

Austri, policia sekuestron dhjetëra armë dhe fishekë të destinuara për sulme ekstremiste

1 Janar 1970, 01:00| Përditesimi: 12 Dhjetor 2020, 17:56

  • Share

Policia austriake ka sekuestruar dhjetëra armë dhe 100,000 fishekë të destinuara për sulme ekstremiste, në një nga operacionet më të mëdha të kësaj natyre të vendit pas sulmeve të fundit terroriste në vend. 

Pesë persona u arrestuan, duke përfshirë edhe të dyshuarin kryesor një 53-vjeçar, i cili tashmë ishte i njohur për autoritetet për aktivitetet e tij të ekstremit të djathtë. Midis armëve të gjetura nga policia ishin 76 armë automatike dhe gjysmë automatike, 14 revole, 6 granata dhe lloje të ndryshme eksplozivi.

"Për ne, pasi që jemi përgjegjës për sigurinë e vendit tonë, nuk ka rëndësi se nga vjen kërcënimi, nëse është i motivuar  mbi baza fetare, politikisht apo ka motive të tjera. Ne do të mbrojmë lirinë dhe demokracinë, "tha Ministri i Brendshëm austriak Carl Nehammer.

Në të njëjtën kohë në Gjermani, dy persona u arrestuan në Bavari, ndërsa hetimet po vazhdojnë në shtetin e Nordrhein-Westfali.

Armët u zbuluan si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës nga Gjermania në Austri, por më vonë hetuesit zbuluan  se të dyshuarit përdorën të ardhurat e trafikut të drogës për të blerë armë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?