Franz Hofer

Austri/ Qëllohet për vdekje një kryebashkiak, forcat speciale dhe helikopterë në kërkim të autorit

28 Tetor, 15:22| Përditesimi: 28 Tetor, 15:37

  • Share

Veriu i Austrisë është tronditur nga lajmi se një kryebashkiak është qëlluar për vdekje këtë të hënë (28 tetor 2024).

Sipas mediave të huaja, Franz Hofer, kryebashkiak i Kirchberg ob der Donau, u vra në fshatin Altenfelden në rajonin rural Muhlviertel të Austrisë, pranë kufirit me Gjermaninë dhe Republikën Çeke.

Një tjetër person u qëllua për vdekje pak kohë më pas dhe dyshohet se dy vrasjet të kenë të njëjtin autor, i cili sipas policisë është Roland Drexler, 56 vjeç.

1730126180_rolanddrexler.jpg

Vrasësi i dyshuar, Roland Drexler

Gazeta lokale e lajmeve "Kronen Zeitung", tregon se i dyshuari i njohur si gjuetar, endet i lirë dhe konsiderohet shumë i rrezikshëm, pasi besohet se është i armatosur.

Zëdhënësja e policisë së Austrisë së Epërme, Ulrike Handelbauer, ka treguar për CNN se po zhvillohet një një operacion policor në shkallë të gjerë me helikopterë dhe forca speciale.

Një mosmarrëveshje mbi të drejtat e gjuetisë duket se ka shkaktuar incidentin, shtoi policia.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?