Kokaina që u gjet në makinën e shqiptarit, Austri

Bota

Austri/ Shqiptari arrestohet me 12 kg kokainë në makinë, droga me vlerë 1.2 milionë euro

17 Dhjetor 2024, 11:27| Përditesimi: 17 Dhjetor 2024, 14:09

  • Share

Austri-Një shqiptar 36-vjeçar u arrestua në Austri pasi u kap me 12 kg kokainë në makinë. Vlera e lëndës narkotike arrin vlerën prej 1.2 milionë euro.

Pas një kontrolli të kryer efektivët e policisë i gjetën kokainën në makinën me targa gjermane të dielën e 15 dhjetorit.

Drejtori i policisë së rajonit të Tirolit tha se kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur në këtë zonë.

Shqiptari jetonte në Itali, por po udhëtonte drejt veriut.

36-vjeçari u kap pasi ishte kontradiktor në shpjegimet e tij për destinacionin e udhëtimit dhe qëllimin.

Makina u dërgua në komisariat ku u çmontua plotësisht për të gjetur sasinë e kokainës.

Shqiptari nuk ka folur për autoritetet, që kanë nisur një hetim për të zbuluar se kush qëndron pas kësaj sasie kokaine.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: