Roland Drexler

Austri/ Vrau një kryebashkiak, gjendet i vdekur gjahtari 56-vjeçar! Policia zbulon detajin tronditës

2 Nëntor, 17:55| Përditesimi: 2 Nëntor, 18:00

  • Share

AUSTRI – Është gjetur i vdekur në një pyll 56-vjeçari i dyshuar si autor i vrasjes së Franz Hofer - kryebashkiakut të Kirchberg ob der Donau - si dhe një personi tjetër, më 28 tetor.

Zbulimi vjen pas kërkimeve intensive të policisë austriake prej disa ditësh, me helikopterë dhe 250 oficerë të angazhuar.

Policia tha se operacioni në Rohrbach përfundoi, pasi  vrasësi i dyshuar Roland Drexler, u gjet i vdekur.

Sipas gazetës “Heute”, trupi i 56-vjeçarit u gjet në një kanal pranë një shpelle në pyll.

Mediat e  huaja, të cilat citojnë autoritetet vendase, thonë se 56-vjeçari, i cili njihej si gjuetar dhe i apasionuar pas teorive konspirative, kishte një listë me emrat e 48 personave të tjerë, të cilët planifikonte t’I vriste.

Policia austriake beson se arsyeja pse Drexler vrau kryebashkiakun Hofer dhe një tjetër person, mund të ketë qenë një mosmarrëveshje mes tyre për të drejtat e gjuestisë.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?