Kancelari austriak, Sebastian Kurz

Kronikë

COVID 19/ Austria dhuron 1 milion doza vaksinash për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor! Kurz: Jemi të sigurt nga pandemia vetëm nëse të gjithë janë të sigurt

18 Qershor 2021, 15:28| Përditesimi: 18 Qershor 2021, 15:55

  • Share

Austria do të shpërndajë 1 milion doza vaksinash kundër koronavriusit për Ballkanin Perëndimor, ku përfiton edhe Shqipëria. Kjo u bë me dije nga kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili thotë se një vend mund të jetë përfundimisht i sigurt nga pandemia, nëse të gjithë janë të sigurt, por nuk specifikon llojin e vaksinës që do të dhurohet për Rajonin.

"Austria do t'i sigurojë Ballkanit Perëndimor më shumë se 1 milion doza vaksinash. Sepse ne jemi përfundimisht të sigurt nga pandemia nëse të gjithë janë të sigurt", shkruan ai në Twitter.

Kjo deklaratë e Kurz vjen pas takimit të nivelit të lartë që ai zhvilloi sot me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku. Në Twitter, pak para takimit,  Kurz u shpreh se Bashkimi Europian është i paplotë për Ballkanin Perëndimor, ndërsa siguroi mbështetjen për rajonin edhe për luftën kundër pandemisë.

“BE-ja s’është e kompletuar për sa kohë Ballkani Perëndimor nuk është pjesë e tij. Ju mund të konsideroni mbështetjen tonë për reformat e kërkuara për rrugën drejt BE-së, po ashtu edhe për luftën kundër pandemisë. Këtë do ta theksojmë edhe në samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kurz. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?