Kroacia dhe Austria mbështesin integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa shprehen se BE duhet të hap negociatat me to. Gjatë një takimi në Vjenë, presidenti kroat Zoran Milanoviç u shpreh se është e pakonceptueshme që një vend 10 vite anëtar i NATO-s të mos i jenë hapur ende negociatat. Milanoviç shprehu shqetësimin se shqiptarët do të arrinin në konkluzion se ata nuk janë të mirëpritur në BE dhe kjo nuk duhet të ndodh.
'Sa i përket Shqipërisë është anëtar i NATO-s për më shumë se 10 vjet. Kur isha kryeministër i Kroacisë, gjatë vizitës në Tiranë, thashë se nëse vendi është mjaft i mirë për të qenë anëtar i NATO-s, kjo do të thotë që ajo ka mjaft procedura qa ata dhe të hollësishme që të jetë anëtare e NATO-s, se ushtria është kompatibile me vendet perëndimore, dhe se e njëjta më pas është pjekur të fillojë negociatat me BE. Kjo ishte tetë vjet më parë. Deri më tani, asgjë nuk ka ndodhur. Nëse unë do të isha shqiptar, pyetja është se si do t’ia shpjegoja vetes sesi ata nuk duan të më pranojnë as në dhomën e pritjes,' tha Milanoviç.
Në të njëjtën linjë ishte edhe Austria ku presidenti Alexander van der Belen u shpreh se 'ishte në interesin e BE-së që të fillojë negociatat me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, pasi gjithçka tjetër do të shkaktonte zhgënjim në këto dy vende.'
Gjatë ditës së sotme Komisioni Europian publikoi progres raportin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke rekomanduar hapjen e negociatave për të dy vendet dhe se arritjet e bëra nga to ishin të prekshme.
Lajmi kryesor: